Xhami në Kabul

Bota

21 viktima nga shpërthimi në xhaminë në Kabul! Dyshohet se imami është në mesin e viktimave

18 Gusht 2022, 09:31| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 09:34

  • Share

21 persona humbën jetën të mërkurën pas një shpërthimi në një xhami në Kabul, gjatë faljes së mbrëmjes, të mërkurën. Zëdhënësi i policisë lokale, Khalid Zadran tha se 33 persona të tjerë janë lënduar nga shpërthimi.

Shpërthimi ndodhi në lagjen veriore të Kabulit, ku zhurma u dëgjua në të gjithë lagjen dhe për pasojë u thyen xhamat e ndërtesave që ndodheshin përreth xhamisë.

Ekipet e inteligjencës janë duke hetuar rastin. Sipas Reuters, imami i xhamisë është në mesin e të vdekurve.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?