21 vite shtëpia e PD, historia e godinës ku Ilir Meta demostroi sot forcën! Berisha e kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës në 2013. FRD parti fantazmë me 0.3 % të votave

12 Mars 2021, 16:20| Përditesimi: 12 Mars 2021, 17:52

  • Share

Ish-selia historike e Partisë Demokratike, ku strehohet që nga viti 2016 Partia Fryma e Re Demokratike është kthyer sot në arenë tensioni, përplasjesh fizike dhe kërcënimesh, me protagonist Presidentin Ilir Meta, i cili duke dalë nga roli i kreut të shtetit, është angazhuar për të zgjidhur me dhunë një mosmarrëveshje mes një subjekti politik dhe qeverisjes vendore. Kjo godinë mbahej nga Partia Demokratike nga prilli i vitit 1992 deri në shtator të vitit 2013.

Në 28 gusht të vitit 2013, Sali Berisha, kryeministër në ditët e fundit të tij, vendosi kalimin e godinës në pronësi të Bashkisë së Tiranës, përmes një VKM-je.

Në verën e vitit 2013, Sali Berisha, ende kryeministër në detyrë, në bashkëpunim me ministrin e Mbrojtje Arben Imami dhe Presidentin Bujar Nishani, kaloi në emër të Partisë Demokratike Shtëpinë Qendrore Ushtarake Popullore (SHQUP), sot selia qendrore e PD-së, në Bulevardin Zhan Dark, pranë xhamisë së re të Tiranës.

PD nisi të braktisë selinë e vjetër në rrugën "Abdi Toptani" Tiranë, në shtator të vitit 2013, pasi doli në opozitë.

Lulzim Basha, në atë kohë kryebashkiak i Tiranës vendosi të kalonte në këtë godinë disa drejtori të Bashkisë së Tiranës.

Që prej atij viti ndërtesa, që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës, përdoret nga kjo e fundit për të ofruar një sërë shërbimesh ndaj qytetarëve. Në këtë godinë, ndodhen zyrat e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK), disa sektorë të burimeve njerëzore, si dhe disa zyra të drejtorisë juridike.

Në prill të vitit 2016, Bashkia e Tiranës lidhi një kontratë 2-vjeçare me FRD-në, në atë kohë me në krye të Bamir Topin, duke i dhënë FRD për zyra katin e tretë të godinës, me sipërfaqe 500 m2.

Kontrata e FRD-së ka mbaruar që në vitin 2018, kur për rrjedhojë Bashkia e Tiranës i kërkon FRD-së lirimin e një ambienteve, për të zhvendosur aty një pjesë të administratës së bashkisë, siç e kishe parashikuar Lulzim Basha në vitin 2013. Meqenëse kërkesa e bashkisë përkon me situatën parazgjedhore, largimin e Bamir Topit si kryetar i FRD dhe rreshtimin e kësaj partia në krahun e PD-LSI-së, tashmë me në krye Sali Shehun, ky proces rutinë po kthehet në shesh beteje elektorale nga Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Fryma e Re Demokratike është themeluar në vitin 2012 dhe ka marrë pjesë në dy palë zgjedhjeve parlamentare. Në zgjedhjet e 2013 ka marrë 1.7 % të votave, ndërsa në zgjedhjet e 2017, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të fundit, të vitit 2017, ka marrë vetëm 0,32 % të votave, duke u konfirmuar një parti fantazmë.

Ligji për partitë politike parashikon që subjektet zgjedhore duhet të përfitojnë ambiente pa shpërblim nga qeverisja vendore, me kushtin që në tre zgjedhjet e fundit parlamentare të kenë marrë më shumë se 1 % të votave në rang kombëtar. FRD ka marrë pjesë vetëm në dy palë zgjedhje parlamentare, duke mos pasur një bilanc për të përfituar seli. 

Rezultati i FRD-së në zgjedhjet parlamentare të 2017

 

 Vendimi i Sali Berishës për të kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës ish-selinë e PD-së, ku ndodhet sot FRD

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pyetje: 13/03/2021 01:46

    Po nese nuk i takonte perse ju dhane zyrat ne 2016?

    Përgjigju
  • Partia: 12/03/2021 17:30

    Dmth 0.32 + 1.7 = 2.02 pjestoje me 2 bëjnë 1.01. E lejoni komentet se late nam.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?