Sport

215 forca gatishmëri për Shqipëri-Islandë, policia: Ndalohen shishet me tapë dhe çelësat në stadium

10 Shtator 2019, 11:21| Përditesimi: 10 Shtator 2019, 15:10

  • Share

ELBASAN-Policia ka zbardhur planin e masave për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Islandës. Policia ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, për mbarëvajtjen e ndeshjes sonte në orën 20:45.

Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje do të angazhohen 215 forca të policisë së rendit, qarkullimit,  Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale. Do ketë bllokim të aksit në drejtim të stadiumit duke filluar nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit sportiv, si dhe do mbyllen lokalet rreth stadiumit.

Të gjithë tifozët do të kontrollohen në hyrje të stadiumit nga forcat e Policisë dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, shisheve me tapë, çelësave, monedhave apo metaleve (të çfarëdo lloji).

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete në akset që të çojnë drejt stadiumit, çka do të sillte një ndihmesë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?