Loredana dhe futbollisti Adeyemi

21-vjeçari futbollist i famshëm i Dortmundit, në dyshime për lidhje me Loredanën

2 Korrik 2023, 19:45| Përditesimi: 2 Korrik 2023, 19:47

  • Share

Reperja shqiptare nga Kosova Loredana Zefi flitet se është në një lidhje dashuria me futbollistin e famshëm të Borussia Dortmund Karim Adeyemi.

Loredana, e cila është nëna e një vajze të quajtur Hana, më herët ka qenë e lidhur më këngëtarin nga Kosova Mozzik, por prej kohësh ata janë ndarë. Tani flitet se ajo ka gjetur dashurinë e re edhe pse nuk dihet me siguri nëse është futbollisti në fjalë.

Kohët e fundit ajo ka postuar në Instagram disa foto në praninë e një djali, por pa specifikuar se kush është ai. Dyshimet më të mëdha i ngre fakti se Adeyemi jo vetëm që ndjek Loredanën, por edhe vëllezërit e saj. Megjithatë më shumë rreth kësaj çështje pritet të zbulohet në ditët në vijim.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?