22 orë udhëtim për të votuar në Mal të Zi, modelja: Mburrem që jam shqiptare, të bashkohemi për besë, çohu rini

30 Gusht 2020, 16:09| Përditesimi: 30 Gusht 2020, 16:14

  • Share

E emocionuar, modelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj udhëtoi 22 orë me avion nga SHBA-ja drejt Malit të Zi për votuar sot në zgjedhjet parlamentare. Në një prononcim për mediat, ajo ka ftuar të gjithë shqiptarët që të votojnë shqip për të mbrojtur identitetin e tyre dhe të mburren për përkatësinë. Cunmulaj u shpreh se e mira do të ishte që shqiptarët të ishin bashkë në një listë të vetme dhe jo të përçarë, pasi ashtu zëri i tyre do të ishte më i fortë.

"22 orë udhëtim me avion, por mburrem që jam shqiptare, që kam të drejtë me votuar në Malin e Zi si shqiptare. Mburrem që jam prej Malit të Zi, por jam shqiptare e Malit të Zi. Dua që të gjithë shqiptarët e Malit të Zi të mburren që janë shqiptarët e Malit të Zi,  i kanë të drejtat e veta, i kanë librat në shqip, i kanë rrugët e mira, të bashkohemi, se për besë pa njëri tjetrin nuk mundemi kurrsesi. Kur kam qenë fëmijë në shkollë kam ecur dy orë në këmbë për të shkuar, as autobusë për fëmijë, as libra, sot komuna e Tuzit po i blen librat për fëmijë.

Sot nuk është kollaj me u fituar parja. Ne jemi në vend të vogël, popull i vogël, por duhet njëri për tjetrin me u çuar prej gjumit. Shoh babë, nënë, motër dhe nuk i themi "dobrojutro" por mirëmëngjesi babi. Mos harroni se gjaku nuk është ujë, rini çohu në këmbë, se gjenerata juaj, fëmija juaj nuk kanë më pas të drejtë me fol shqip. Ndoshta ju thoni se ti je larg dhe jeton jetë luksoze, por unë jam rritur në këto troje, vend më të bukur se Ulqini nuk kam për pushim. Në Ulqin. Pse? Sepse flitet shqip, kam qejf kur hyj në doganë dhe dëgjoj që flitet shqip. Kur shkoj në një vend me blerë byrek i them, mirëdita, faleminderit, kjo është dicka që nuk mund ta heqë kush prej shpirtit. Votoni shqip, se jemi shqiptar.

Unë kam dy vajza, babin nuk e kanë shqiptar, por u flas shqip. Ik në tërë botën, por vendi jot nuk harrohet. Votoni për gjuhën tuaj. Pandemia është një problem shumë i madh, po tremben njerëzit. Unë kam ardhur me dy fëmijë të vegjël, duhet një apel, mos harrojmë nga vijmë. Diaspora vuan për gjuhën shqiptare kudo që janë, por kur vjen koha duhet me kallëzuar edhe vetin mos harrojmë. Ishalla fitojmë, shëndoshë e mirë kudo që jeni, në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni. Për mendimin tim duhet të ishim në një listë, kishim fituar më shumë" tha ajo.

Komento

Komente

  • Patrioti: 30/08/2020 19:54

    Ty ta befte Zoti drite e te lumte dora!

    Përgjigju
  • Arjan: 30/08/2020 17:22

    Na preke Emina

    Përgjigju
  • Une: 30/08/2020 16:59

    njerez si kjo na duhen dhe jemi krenare.

    Përgjigju
  • O tej: 30/08/2020 16:13

    Bravo!

    Përgjigju
    • Emigranti: 30/08/2020 16:31

      Hallall qumshi nenes moj burrnesh.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?