Janë kryer 348 testime në vend nga të cilat, 22 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.
Nga testimet e kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:
10 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Lushnje, nga 1 qytetarë në Tropojë, Kurbin, Dibër, Tepelenë.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Janë 342 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.
Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,417 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (9 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 24
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 348
Testime totale 1,986,717
Raste pozitive 331,348
Raste të shëruara 327,417
Raste Aktive 342
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 213
Elbasan 33
Fier 21
Vlorë 19
Gjirokastër 13
Shkodër 11
Lezhë 11
Durrës 6
Dibër 6
Korçë 4
Berat 3
Kukës 2
Komente
