Foto ilustruese

Tirana

22 shtatori ‘Dita pa makina’, ja si do ndryshojë qarkullimi i mjeteve nesër në Tiranë

21 Shtator 2021, 16:51| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 22:43

  • Share

Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, Bashkia e Tiranës rikthen më 22 shtator nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.

Bashkia e Tiranës nxit qytetarët që t’i lënë mjetet e tyre në shtëpi dhe t’i bashkohen aktiviteteve të “Ditës pa Makina” si këmbësorë, së bashku me familjen e tyre.

Për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në date 22 shtator nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

•Rruga "Luigj Gurakuqi", duke filluar nga kryqëzimi me rrugën "Xhorxh Bush" deri në sheshin "Avni Rustemi".

•Rruga "Kostandin Kristoforidhi" deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi"

2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

•Rruga "Xhorxh Bush" - Rruga -Barikadave"

•Rruga "Hoxha Tahsim",- "Rruga "Tefta Tasho Koço"

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan - Qendër- do të devijojë në sheshin "Avni Rustemi" dhe do të stacionohet pranë tij.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?