Bilanc tragjik i COVID-19 në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, ku u regjistruan 22 viktima. Numri total i viktimave nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1.062.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 raste (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 raste (79, 77 vjeç), Prizren 2 raste (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Istog 2 raste (84, 65 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private, janë testuar gjithsej 1.510 persona, prej të cilëve 627 raste kanë rezultuar pozitive.
Numri total i rasteve pozitive nga fillimi i pandemisë është 41.299, 13.784 prej të cilëve janë ende aktivë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 543 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 26.453 raste.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, Ferizaj 39 raste, Mitrovicë 33 raste, Fushë-Kosovë 29 raste, Pejë 28 raste, Drenas 26 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 22 raste, Lipjan 19 raste, Gjilan 18 raste, Shtime 12 raste, Viti 12 raste, Prizren 11 raste, Deçan 8 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Klinë 7 raste, Obiliq 7 raste, Istog 5 raste, Vushtrri 5 raste, Skenderaj 4 raste, Hani i Elezit 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Novobërdë dhe Shtërpcë.
Autoritetet shëndetsore bëjnë thirrje për ruajtjen e masave kufizuese.