Universiteti i Tiranës ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të 22-vjeçares Euxhena Jorgji e cila ka ndërruar jetë për shkak të COVID pasi qëndroi një muaj e shtruar në spitalin Infektiv.
Në postimin e bërë në faqen zyrtare, UT i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve për këtë humbje të madhe.
Ndërkaq shkruahet se Jorgji kishte përfunduar studimet bachelor në degën e Financës me rezultate të larta dhe largimi i parakohshëm nga jeta i ndërpreu në mes ëndrrat e saj.
“Sot morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të studentes tonë Euxhena Jorgji. Me përfundimin me rezultat të larta të studimeve Bachelor në degën e Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë u regjistrua në Master Shkencor “Menaxhim Risku”. Largimi i parakohshëm nga jeta për shkak të Covid-19 i ndërpreu në mes të gjitha ëndrrat e saj", shkruan universiteti.
Beteja e saj me këtë virus ishte e gjatë, por fatkeqësisht nuk ia doli të triumfonte. Jorgji prej 1 muaji ishte shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, e ndërsa prej 1 javë ishte në intubim. Nga sa raportohet, 22-vjeçarja vuante nga sëmundje autoimune.
Postimi i plotë i universitetit të Tiranës:
Sot morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të studentes tonë Euxhena Jorgji.
Me përfundimin me rezultat të larta të studimeve Bachelor në degën e Financës pranë Fakultetit të Ekonomisë u regjistrua në Master Shkencor “Menaxhim Risku”. Largimi i parakohshëm nga jeta për shkak të Covid-19 i ndërpreu në mes të gjitha ëndrrat e saj.
Universiteti i Tiranës i shpreh ngushëllimet Familjes Jorgji, shokëve dhe shoqeve të saj për këtë humbje të madhe të vajzës dhe mikes së tyre.
Rektori i Universitetit të Tiranës
Prof. Dr. Artan Hoxha
Fatkeqesi per familjen e saj!Jam i sigurt qe po te ishte jashte kufinjve te vendit hale qofte edhe ne maqedoni kjo vajze do ishte ne jete!
Përgjigju