22 vjet nga miratimit të Kushtetutës, Meta: Populli do iu kthejë legjitimitetin institucioneve përmes referendumit të 25 prillit

22 Nëntor 2020, 18:03| Përditesimi: 22 Nëntor 2020, 18:12

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar këtë të diel 22- vjetorin e referendumit për miratimin e Kushtetutës. Kreu i shtetit ka përcjellë një mesazh politik për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke paralajmëruar se në 25 prill do të këtë një referendum ku sipas tij populli do u kthejë legjitimitetin institucioneve.

“Sot mbushen 22 vjet nga Referendumi i 22 nëntorit 1998, miratimit të Kushtetutës nga populli. Neni 2 i saj, thotë: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”. Vetëm populli do t'ia u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes REFERENDUMIT të 25 prillit”, thotë Presidenti.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti Ilir Meta e cilëson ditën e zgjedhjeve të përgjithshme si një referendum. Sjellje kjo që është shoqëruar me kritika nga ana e mazhorancës pasi Meta nuk po sillet në mënyrë institucionale si një kryetar shteti që duhet të jetë mbi palët. Prej një viti i gjysmë Ilir Meta ka mbajtur shpesh qëndrime politike, duke dalë nga roli i tij i Presidentit,  ku edhe në këtë rast i quan zgjedhjet parlamentare një referendum kundër shumicës.

Komento

Komente

  • Papi: 23/11/2020 08:48

    Hahaaaaa me 25 prill kemi zgjedhje jo referendum sepse referendumin shqiptareve ja keni bere te pamundur sepse pa 2/3 te kuvendit ska referendum. per kete pamundsi ndaj shqiptareve ke kontribuar dhe ti

    Përgjigju
  • Kacidhe: 22/11/2020 22:44

    Ti do ti kthesh patkonjte perpjete o hajdut

    Përgjigju
  • Kushtetuta: 22/11/2020 21:48

    O cepanak kushtetuta ruhet vetem nga njerezit e pergjegjshem,te ndershem te ketij populli dhe nuk ka nevoje ta tundesh ti e te mburresh se mbron kushtetuten qe ne fakt ben te kunderten, e shkel ate me kembe sa here qe te kanoset perfitimi floririt. Nje pushtetar qe me pare ka shkelur ligjet,muk e ka problem as tani qe te perbalte kushtetuten,p.sh.me rastin e dhenies se nenshretesive.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?