Kylie Jenner

VIP & Spektakël

22-vjeçarja më e pasur në botë, Kylie Jenner dhuron 1 milion dollarë për Australinë

8 Janar 2020, 16:08| Përditesimi: 8 Janar 2020, 18:11

  • Share

22-vjeçarja më e pasur në botë, Kylie Jenner ka dhuruar 1 milionë dollarë për të ndihmuar Australinë nga pasojat e zjarreve që dogjën vendin.

Kylie Jenner është bashkuar në listën e yjeve që po kontribuojnë në përpjekjet e Australisë për lehtësimin nga zjarri.

Përfaqësuesi i Jenner konfirmoi për Fox Neës se 22-vjeçarja ka dhuruar 1 milion dollarë.

Lajmi vjen pasi Kylie Jenner së fundmi ishte në shënjestër për shkak të fotove që postoi në instagram, ku tregohej se ajo shpenzonte shumë.

Gjatë fundjavës, Jenner ndau një mesazh në Instagramin e saj duke tërhequr vëmendjen ndaj zjarreve dhe viktimave.

"Mbi gjysmë miliardë kafshë janë vrarë në Australi," shkroi ajo në postim, shoqëruar me një foto të një zjarrfikës që mbante një kafshë në krahë. "Më copëton zemrën ..." vazhdoi Kylie.

Kujtojmë që vajza gjithmonë poston fotot të jetës luksoze që bën.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?