Ukrainë

23 dronë rusë dhe 6 raketa godasin Ukrainën gjatë natës

27 Qershor, 10:30| Përditesimi: 27 Qershor, 10:34

  • Share

Mbrëmë forcat ruse kanë lëshuar 23 dronë dhe gjashtë raketa në Ukrainë, por shumica u rrëzuan nga Forcat Ajrore të Ukrainës. Lajmi është raportuar nga komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës, citon agjencia e lajmeve Rbc.

Konkretisht, rusët lëshuan 23 dronë kamikaze Shahed, një raketë ajrore të drejtuar Kh-59/Kh-69, një raketë aeroballistike Kh-47 M2 'Kinzhal' dhe katër raketa Kalibr.

"Njëzet e tetë objektiva ajrore u rrëzuan - shpjegon Kievi - katër raketa Kalibr, një raketë ajrore e drejtuar Kh-59/Kh-69 dhe 23 drone të tipit Shahed-131/136".

Shpërthimet u dëgjuan në Kiev, si dhe në Khmelnytskyi Oblast, rreth orës 3:30 të mëngjesit me orën lokale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?