23 emigrantë shqiptarë në tokën neutrale në Kapshticë, vetëm 5 do futen në atdhe, 18 do të kthehen

8 Prill 2020, 10:30| Përditesimi: 8 Prill 2020, 11:49

  • Share

Kapshticë, në tokën neutrale ndodhen 23 shtetas shqiptarë të cilët kërkojnë të futen në Shqipëri. 5 prej këtyre shtetas në pritje janë rezidentë në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër janë shtetas shqiptarë rezidentë në vendin fqinj. Burimeve për Report TV nga pika e doganës së Kapshticës bëjnë me dijë se me shtetasit shqiptarë nuk do të ketë probleme sepse do të ndiqet e njëjta procedurë siç u ndoq mbrëmjen e kaluar me 35 shtetasit e tjerë shqiptarë.

Mbrëmë pas 4 netëve jashtë, autoritetet vendosën që të pranojnë vetëm 35 shtetasit shqiptarë rezidentë në Shqipëri, ndërsa pesë të tjerët duhet të ktheheshin.

35 shtetasit shqiptarë që kaluan mbrëmë në tokën shqiptare do të qëndrojnë në një hotel në qytetin e Korçës, ku do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë. Shpenzimet e tyre do të mbulohen nga Këshilli Koordinues i Diasporës pasi iu premtua nga ministri Pandeli Majki për shkak të pritjes prej ditësh që bënë ata në tokën nëutrale. Në hotel gjatë qëndrimit për 14 ditë në karantinë, të gjithë personat do të jenë të monitoruar nga policia dhe pas përfundimit të këtij afati do të lejohen që të shkojnë pranë familjeve të tyre.

Ndërkohë të gjithë shtetasit e tjerë të cilët plotësojnë kushtet për të hyrë në territorin shqiptarë do të vetëkarantinohen 14 ditë në hotel më lekët e tyre të monitoruar nga policia.


Lajmi kryesor:

Karantinohen emigrantët e parë shqiptarë më një hotel në Kakavijë, asnjë rezident në vendet e huaja nuk do të pranohet në atdhe


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?