Politikë

23 qendra votimi në Yzberisht në kontejnerë! Vendosen mbi korsinë e biçikletave e të makinave

19 Prill, 15:42| Përditesimi: 19 Prill, 16:10

  • Share

23 kontenierë janë rreshtuar në bulevardin “Migjeni”. Ata nuk janë të zakonshëm. Më 11 maj do të shërbejnë si qendra votimi ku do të votojnë banorët e Yzberishtit dhe Kasharit.

3 javë përpara zgjedhjeve këta kontejnerë zënë edhe korsinë e biçikletave dhe një korsi makinash.

Nuk është hera e parë që banorët e kësaj zone votojnë në këtë formë, por herët e tjera kontenierët ishin vendosur në këtë fushë, e cila tani është kthyer në parkim privat.

Në mungesë të hapësirës që ishte shfrytëzuar më parë, KQZ dhe Bashkia Tiranë kanë zgjedhur t’i vendosin qendra e votimit në rrugë.

Brenda në kontenier, nuk do të mungojnë kushtet për realizimin e procesit të votimit. Do të furnizohen me energji elektrike për pajisjet elektronike që identifikojnë zgjedhësit me shenjë gishti si dhe tavolina pune për komisionerët.

Pasi të instalohen shërbimet e nevojshme, në këto kontenierë do të afishohen edhe listat e zgjedhësve.

Të paktën listat do të vendosen nga trotuari dhe jo nga rruga ku kalojnë makinat.

G.M./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?