Një sasi e konsiderueshme droge, ishte planifikuar të trafikohej nga Shqipëria në drejtim të Anglisë, ku një fakt i tillë del nga përgjimet e kryera nga prokuroria e Krimeve të Rënda, duke mbajtur në monitorim Astrit Avdylin dhe disa persona të tjerë me origjinë nga Vlora, por banues në Belgjikë, të cilët ishin dhe njerëzit që mbanin kontakte me trafikantët Anglezë. Nga bisedat e përgjuara, rezulton se Altin Avdyli, kërkon 300 mijë paund kapar dhe më pas pjesën tjetër, pasi të përfundojë e gjithë dërgesa në destinacion. Në këtë përgjim të kryer në datën 16 shkurt 2017 Astrit Avdyli është përgjuar me një person ende i paidentifikuar nga prokuroria, ku mes tyre zhvillohet kjo bisedë, ku komunikohet në mënyrë të koduar, ku për trafikimin e drogës flasin për “transportimin e kalamanjëve në kopësht”. Biseda e parë zhvillohet me një person që është me Astrit Avdylin i cili quhet Isak, dhe flet në këtë mënyrë si më poshtë vijon:
Personi:Çkemi si e kalove
Isaku: Këtu jem vlla, si e kalove. Ktu jemi po pijmë një kafe me këta shokët e tu vlla. Dëgjo vlla a shkon dot sonte ne Harrou te takosh atë çunin tim?
Personi: Po, por e mora ne telefon ate çunin atje
Isaku: Po por nuk dinte gjë ai se ti nuk ja kishe zën emrin tim në gojë. Tani ai e din. Për një orë, sa është ora tani? Shiko sa është ora tani aty te ty, edhe për një orë do e takosh aty robin tim vlla edhe merri kalamjt e çoj në kopësht nesër (me marre drogën)
Personi: Ok në rregull vlla. Sonte ka shku një çikë vonë
Isaku: Ose shko sonte ose nesër kur të kesh kohë. Ça të thon këta shokët e tu këtej, ti shko e merri edhe e din vetë ça do bësh vlla, me kupton vllain
Personi: Pa merak vlla, mos e ki merak atë pjesë.
Isaku: Ok vlla, nëse nuk shkon dotë sonte nesër pas orës gjashtë të darkës vlla
Personi: Ok vlla të kuptoj, nuk ka gjë se është në punë...
Isaku: Ok vlla. Natën e mirë nga mua, na e foli shokut tëndë e rrespekte nga mua.
(flet në telefon Astriti...)
Personi: Hë vlla ça bane? Me Isakun jemi tu pi një kafe edhe..., Altini: Kur do vish këtej...
Personi: Punë ditësh o vlla... do vi do vi. Sa mundet të vonosh ti se jam me këto shokët edhe jan tuj na e ba për nere, për mua kto, a e kupton vllain tanë?
Altini: Më degjo mua, unë do baj maksimumin e këto do dalin shum të kënaqëm. Unë mora barin nesër...
Altini: Them për sa munde të ashu ti (për sa mundet të paguash ti) se ai është ok është i sigurt?
Personi: Shum shpejt Titi, nesër do i jap 300.000 (treqindë mijë) Paund. Nesër e mora barin do ju dorëzoj 300.000 paund
Altini: Ok mirë. Ok vlla
Personi: I maroj këshu ekspres gjanat...
Altini: Ok vlla vetëm shko e shife një herë e hajt
Personi: Ok vlla, ju pas ba mirë kafja. Nesër nga ora gjashtë do çojë njeri atje...
Altini: Ok vlla nesër..
Personi: Po
Altini:Ok vlla, foli dy llafe Isakut..?
(flet Isaku...).
Isaku: Alo o zemra e dajës
Personi: Ça je tu ba...
Isaku: Ja tuj u sjedhë
Personi: Punë o dajë, na q... nanën puna..,
Isaku: Shyqyr o dajë... Niçja do vijë anena, do vije lartë...
Personi: Ça je tu ba noj sen?
Isaku: Hiç asgja po merrem me patentën mos po ma japin sot a nesër...
Ndërkohë në 17 shkurt 2017 në orët e pasdites Astrit Balliu apo Avdyli dhe vëllai i tij Altini, bisedojnë me një person tjetër që qëndron në Belgjikë, dhe që ka theks Kosovar. Më konkretisht mes tyre zhvillohet kjo bisedë, ku në komunikim hyn edhe një person tjetër që nga theksi duket se është nga Vlora. Mes biseduesve flitet për pagesën e 300 mijë paundve dhe ndryshimin e komunikimit, ku kërkohet të bisedohet në e-mail ose në skype.
Personi: Përshëndetje a fole me ata çunat... (personi flet nga Belgjika dhe ka dialekt të folur nga Kosova...)
Altini: Po ktu i kemi, na foli... (flet një person me dialekt nga Vlora...) Përshëndetje vlla.
Personi: Ça bane si e kalove...
Altini: Hiç vëlla jam me këta miqët e mi, që janë shokët e tu... Më Astritin dhe hëngrëm pak bukë edhe ty po presim
Personi: A do folni me shokun tuj andej se nesër do shkoj në Angli me marrë atë muhabetin...
Altini: Po mo vlla gati jam, por ty po presim. A ke facebook që të flasim pak o vlla që të jap edhe adresën tim, ku do vish ti të shkosh nesër. Edhe Titi donte të dinte, se po flas në emër të shokut tende e të shokut tim. Donim të dinim sa ditë na vonon edhe sa je në gjëndje nesër. Pa u ven ti në siklet, sa e ke mundësin ti nesër? Edhe sa ditë duhet të pres una? Ose sa do të presim, a e kupton vllai?,
Personi :E marr barin nesër dhe 300.000 (treqind mijë) paund ti çojë nesër...
Altini: Edhe një herë vlla se ke edhe muzik aty, ma përsërit edhe një herë. Me një fjalë nëse e takon robin tim nesër (e merr drogën...) edhe sa ditë më vonon mua?
Personi: 300.000 paund, ti jap në dorë dhe për dhjet ditë ti jap në dorë të tjerat..
Altini: U bë vlla, se ky shoku jot më ka thënë se kur thua ti se lëviz as topi. U bë vllai se ka thën edhe shoku jot. Unë dua të më jepni e-mailin tëndë o vlla, që të flasim bashkë aty, që të jap edhe adresën time ku do shkosh nesër
Personi: A ke skype?
Altini: Unë kam po doja të më dërgoje edhe adresën tënde aty edhe flasim aty
Personi: A po ma çon ti mua më mirë këtu?
Altini: Po nuk doja ta dërgoja këtu e kupton vllain? Po ashu bli një alo të ri e do blej edhe unë e ma dergo aty tëndin. Edhe të dergoj unë direkt aty ftes për një orë. Çoje me anë të Tiranësit o vlla. Foli vlla..
(ja jep telefonin Astritit...)
Astriti:Çoje te Tiransi vlla, po çoje direkt të kompletuem. Se e kam këtu en PIN atë...
Personi: O Titi, degjo vllain. A janë 500 kile aty o vllai..., Astriti: Po,
Personi: Ok nesër i kam gadi Anglezët që do e marrin edhe do flasim bashkë me e-mail aty...
Astriti: Kur do ma çosh numrin?
Personi: Tashi en sekond...,
Astriti: Ok pa merak, u bë çdo gjë en rregull. E kupton vllain tat. Është ajo që duhet, ajo aty, është ajo që duhet.. ”.
(Kliko këtu për të lexuar DOSJEN e plotë)
Në bisedat e zbardhura nga përgjimet është zbardhur një bisedat ku Astrit Avdyli, kishte dërguar një sasi të madhe drogë në Angli, që ai nuk e përmend, por e thotë "ishull". Ai kërkon ndihmën e një shoku të tij, flet për pazare droge, madje i merr mendim nëse e ka marrë drogën me një çmim të mirë që ia vlen.
Avdyli: Alo a je tuj em nigju...?,
178: Tashi nigjohesh ma mire
Avdyli: Nigjo a e din si e kam hallin?
178: He fole
Avdyli: Kte te ktujten, (drogen e Shqiperis...) en Shqiperi e kam aty ne Ishull. Ca bahet?
178: E ke ktu?
Avdyli: Jo e kam atje ku rrin ata shokt e tuej
178: Ne Angli?
Avdyli: Po
178: Po shum bukur a e ke cue vete ti, a eshte e joti?
Avdyli: Asht e nje mikut tim, ma ka dhan me më ba ner o vlla
178: Si ta kete dhan ty, ma jep mu nuk asht problem
Avdyli: Jane 500 mi Leke..
178: Po shum bukur. A te bjen gja ty zerma. A te bjen gja ty aty?
Avdyli: Po po. Bjen edhe jam mire, a me kupton. Pranej po te them une ty. Cfare numri ke ti aty edhe me em ba mue ner. A e kupton? Ma ka ba me em ba nere, po duhet komplet em tha mue ai
178: A ka noj numer ai atje?
Avdyli: Po po kishin cdo gja, jan ne rregull
178: Ma co ni numer
Avdyli: A e marojme ate, edhe ai ishte shum ne rregull. Ai ma la mue me 1700 te ati venit atje (te Anglis). Ma la mue me m ’ba ner. Per ty em tha mue. I thash une e dum te gjith. Tashi ca munesh. Jane 500 a me kupton Euro
Avdyli: Isha me nje shokun lane qe e ke pas ortak perpara. Si e ka emnin, ai kishte pas nja 400 shok si e ke ti ktu... A ke ma muhabet ti me ta, me Landin?
Avdyli: Une kam muhabet po s ’kam kontakt
178: Latfi a si e ka emrin. Ja merrsha me 1300 e cojsha per veti,
Avdyli : Po per ate qe eshte aty ca bahet, eshte shum i mire
178: Ja marrim atit me 1700 a em kupton... i thona t ’na e bjer fix a kupton? Problemi asht se asht ma mire kur e marrim ktu me 1300 e na shkon 1300 Paund atje edhe i cojme 400 kile edhe i bjen dmlh lekun en dore. Rrugen e kemi
Avdyli: Mire mo po ai don me em ba mue ner, a je vlen a s’ja vlen, a me kupton. Po s'ja vlejti po i them s'bahet edhe kaq
178: Si çmim ta ka lane mire fare nuk diskutohet
Avdyli: Edhe me garanci se thot eshte kshu si te them une. A kupton?
178: Per lek a na pret naj dite ai
Avdyli: Po po, si te thuesh ti nuk asht problem. Per sa dite, per 20 dite? ”.