TIRANË- Adelina Tahiri, ka folur shumë bukur për dashurinë e saj, marrëdhënien me bashkëshortin që e ka 23 vite më të madh në moshë.
Ajo ka treguar se si ka ndikuar opinioni publik te ajo, por më pas ka kuptuar që ishte e dashuruar.
"U bë shumë bujë për dashurinë tonë. U bë më shumë bujë se princi i Anglisë që mori Meghan-in. Diferenca ndoshta, gjykimi i rrethanave ku unë jetoj...Për herë të parë ai më kishte parë kur kam kënduar në pavarësinë e Maqedonisë. Ai kishte thënë 'kjo është femra më e bukur që sytë e mi kanë parë'.
Pas shumë përpjekjeve, thashë pse jo dhe kisha një situatë delikate dhe kisha nevojë për ndihmën e një avokati dhe aty m’u mbush mendja ta takoj sepse unë realisht nuk e njihja as kush është. Dolën thashethemet në të gjitha lajmet që u bë një vrasje për mua dhe i vetmi njeri që më besoi dhe i vetmi njeri që më ndenji mbrapa dhe e dinte të vërtetën, ishte vetëm burri im.
Për një moment u ndërpre çdo gjë nga ana e tij, më tha 'Adelina ne jemi shokë, ti po më tregon çdo gjë, unë po e përjetoj shumë rëndë dhe miqësia jonë këtu do mbarojë. Gjithë zyra ime do jetë mbrapa teje, për çdo hall që ke, por kontakti ynë do ndërpritet'. Unë e mendova këtë shumë lehtë, thashë ah, okej, po pastaj e kuptova që kisha rënë në dashuri.
Pas 10 ditëve unë e pashë që isha shumë keq. Aty, për herë të parë ndjeva që isha dashuruar pa e kuptuar. Rashë nga pesha shumë, nuk haja fare, isha si e sëmurë, më rrinin duart të ftohta, si tani që po flas për të dhe ishte një ndjenjë që mendoj se akoma po më mban”, tha Adelina.