23 vite ‘peng’ i drogës, rrëfimi i 40-vjeçarit për Report Tv: Më vodhi jetën, s’kam punë e familje! Kam dhimbje të mëdha nga varësia e heroinës

26 Shtator 2023, 19:17| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 20:11

  • Share

Prej një jave, Bledi është regjistruar në qendrën aksion plus në Tiranë për të nisur trajtimin me metadon në përpjekje për të ndalur përdorimin e drogës. Kjo është hera e disatë, në 23 vite që ai tenton ta lëre drogën, por asnjëherë nuk ia ka arritur.

“Jam Bledi 40 vjeç. Unë kam 23 vjet që jam përdorues heroine.

Këtë herë është i vendosur dhe planet i ka të qarta, pasi synon të rinisë një punë dhe të krijojë një familje të cilën për shkak të varësisë nga heroina nuk ka mundur ta bëje realitet.

“Planet e mija janë të vazhdoj me metadonin. Të rregullohem me punë. Dua të stabilizohem me punë dhe do filloj të shoh çfarë mund të bëjj për të krijuar familje, nëse do mundem”

Në punë isha para ca ditësh, por në të zezë. Ka qenë një zgjedhje personale Ka dhe të tjerë që kanë krijuar familje. Kur kam pasur mundësi, nuk kam dahsur se isha përdorues heroine. Kur jam shkëputur nga heroina nuk kisha mundësi të kisha një lidhje stabël”.

Ishte vetëm 17 vjeç, kur Bledi konsumoi heroinë për herë të parë. Ishin shokët e gjimnazit në qytetin e tij të lindjes Fierin, që e futën në këtë tunel të errët, nga i cili nuk ka mundur të dalë kurrë.

"Shumicën e rasteve nuk e nis brenda ditës. Fillon avash-avash. Brenda 2 vjetëve je bërë përdorues heroine. Kur dallon krizat e apstenencës, krizat e heroinës, atëherë je përdorues heroine. Në rast se nuk i dallon krizat, pinë sot heroinë dhe të nesërmen ke disa shenja, nuk e kupton që po bëhesh i varur. Isha me 4 shokë të mi. Një nga ne kishte pirë, na qerasi ne të treve. Ishim në gjimnaz. Pimë pak heroinë me hundë. Ishim përdorues vetëm hashashin atë kohë. Piva pas një jave, 3 javëve. Brenda vitit, ishim futur nga katër ne nga shokët ky që na qerasi ne ishim bërë përdorues heroine. Dy të tjerët, njëri nuk e di çfarë bën, tjetri është i martuar dhe me fëmijë. Duke krijuar vartësi, rritet doza, mundësitë për të gjetur lekë. Rrezikon të biesh në burg. Të paktëm metadoni të heq dhimbjet që të jep heroina. Nga gjendja psikologjike, metadoni ta heq nga truri atë gjendje që të jep heroina”, tha Bledi.

Shpesh herë, 40 vjeçari ka rreziikuar edhe jetën, por familja, prindërit, 2 motrat dhe vëllai e kanë ndihmuar të nisë rikuperimin.

“Por përdorimi i heroinës, pasi mbaron efekti i asaj janë krizat e heroinës. Janë të dyja anët e medaljes. Nuk mund të pish gjithmonë heroinë. Do dalë efekti. Nuk do jesh keq si më parë, por edhe më keq. Momente që më është rrezikuar jeta kam pasur nga të gjitha llojet. Nga overdoza deri tek lloj-lloj momentesh tjera. Është një gjë e pa ligjshme, dhe duke qenë e paligjshme, do shkëputesh nga kjo bota që jetojnë njerëzit. Pija çdo ditë. Fillon në mëngjes. Kur ngrihesh, duhet se s’bën të pish një copë. Në momentin që nuk konsumon heroinë, fillojnë krizat, ke këputje, ndjen dhimbje kockash. Çdo organ i trupit ka diçka. Ditën e parë që nuk pinë heroin kupton se si je nga gjendja trupore. Dita e dytë dhe e tretë janë ditët më të këqija. Nga ana psikologjike je super-super i shkatërruar. Nuk je i zoti për asgjë, as të kërkosh ndihmë. Janë në dijeni prindërit, vëllai dhe dy motrat e mia. Janë munduar të më ndihmojnë me sa kam pasur mundësi. I kam shtrydhur të gjitha mundësitë për ndihmë që kisha nga familja”, tregoi ai.

Bledi tregon se droga gjendet lehtësisht, mjafton që të kesh paratë.

“Një dozë kushton 10 mijë lekë. Me kaq që kam unë që pi, në çdo vend të botës që shkoj, mjafton të kem lekët, e gjej”.

Thotë se nuk është njeriu i duhur për të këshilluar, megjithatë e ka dhe një mesazh për të gjithë, e sidomos ndaj prindërve.

“Të ketë komunikim në familje. Përdoruesit e heroinës  vijnë nga familje problematike. Sa më shumë bashkëbisedim të ketë mes prindërit dhe fëmijës, aq më shumë rrinë larg veseve të këqija”.

Sipas shifrave në Shqipëri aktualisht janë rreth 80 mijë përdorues të lëndëve narkotike.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndjs: 26/09/2023 20:01

    Do te kaloj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?