Foto ilustruese

Kronikë

320 rrënjë kanabis në procesin e tharjes në Mat, arrestohet krutani...një tjetër në kërkim

25 Gusht 2020, 13:36| Përditesimi: 25 Gusht 2020, 13:40

  • Share

MAT- Rreth 320 bimë narkotike kanabis janë zbuluar dhe asgjësuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gjoçaj të Njësisë Administrative Derjan në Bashkinë e Matit këtë të Martë.

Burime bëjnë të ditur se lënda narkotike është zbuluar në tokë pa pronar, ndërsa është arrestuar një person i identifikuar Hasan Basha banues në Krujë si dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Lënda narkotike e cila ishte në procesin e tharjes është asgjësuar nga policia me anë të djegies.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?