Manastirliu me nxënës

Sociale

236 mijë nxënës të arsimit bazë, libra shkollorë falas! Manastirliu: Konkurs Kombëtar për teatrin dhe komunikimin! Festival për shkencën në gjimnaze

26 Gusht, 14:39| Përditesimi: 26 Gusht, 14:46

  • Share

Mbi 236 mijë të arsimit bazë në rang vendi do të përfitojnë libra falas për vitin e ri shkollor. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu zgjodhi shkollën "Lidhja e Prizrenit" për të dhënë një mesazh lidhur me këtë proces, si dhe njoftoi disa risi në këtë vit shkollor.

“Program i qeverisë për shpërndarjen e teksteve shkollore falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin në arsimin parauniversitar ka nisur ditën e sotme dhe është një program mbështetje për të garantuar jo vetëm barazi në arsim, por gjithashtu edhe një lehtësi për familjet.

Është një program i cili financohet nga qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Janë rreth 9 milion euro të cilat vihen ne dispozicion për të garantuar që nxënësit të kenë librat shkollor falas nga klasa e parë deri në klasën e nëntë dhe gjithashtu edhe në gjimnaze për kategoritë specifike, të cilët kanë pamundësi sociale dhe ekonomike”, bëri me dije Manastirliu.

Ndër risitë e vitit të ri shkollor 2025-2026, Manastirliu përmendi edhe Konkursin Kombëtar të Teatrove për nxënësit e klasave të teta dhe të nënta, Festivalin Kombëtar të Shkencës për gjimnazet, si dhe vijimin e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?