Manfredas Ruzgis

Sport

24 gola në Kategorinë e Parë, sulmuesi i Vorës merr ftesë nga kombëtarja

22 Maj, 12:35| Përditesimi: 22 Maj, 12:38

  • Share

Manfredas Ruzgis ishte emri surprizë i futbollit shqiptar në sezonin që lamë pas. Sulmuesi 28-vjeçar i KF Vorës shënoi 24 gola në Kategorinë e Parë duke qenë një ndër elementët kyç që ekipi i tij të ngjitej në Superligë për herë të parë në histori.

Golat e Ruzgis nuk kanë mbetur pa u vënë re në vendlindje, me kombëtaren e Lituanisë që i ka dërguar ftesë sulmuesit për dy ndeshjet e radhës. Për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Lituania luan kundër Maltës dhe Danimarkës më 7 dhe 10 qershor. Më herët ai ka luajtur dy ndeshje me Lituaninë.

"Manfredas Ruzgis do të jetë pjesë e ekipit lituanez për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Kombëtarja Litueneze do të luaj ndaj Maltës me 7 qershor dhe ndaj Danimarkës me 10 qershor. Klubi i uron Manfredasit një përfaqësim sa me dinjitoz me fanellën Lituaneze", shkruan KF Vora.

Ruzgis është produkt i moshave të Paderborn dhe Koln, teksa ka luajtur në klube të profilit të ulët në Gjermani, para se në 2024 të bashkohej me Vorën dhe të linte shenjën e tij në Kategorinë e Parë. Të shumta janë klubet shqiptare që interesohen për të.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?