Bota

24 vende i bëjnë thirrje Izraelit të rihapë korridorin mjekësor në Gaza

23 Shtator, 11:13| Përditesimi: 23 Shtator, 11:15

  • Share

1757140998_luftanerripinegazes.webp

Dhjetëra vende, përfshirë Kanadanë, Francën dhe Gjermaninë, i kanë bërë thirrje Izraelit të rihapë korridorin mjekësor midis Gazës dhe Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Ky veprim do t'u lejonte pacientëve nga Gaza të udhëtonin në territorin e pushtuar për trajtim.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Kanadaja, grupi i vendeve ofron të dërgojë ndihmë financiare, staf mjekësor ose pajisje për të ndihmuar procesin. 

"Për më tepër, ne i bëjmë thirrje Izraelit të heqë kufizimet në dërgesat e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore në Gaza", thuhet në deklaratë.

Gjithashtu vendet i kërkojnë Izraelit që "t'i mundësojë urgjentisht dhe plotësisht OKB-së dhe partnerëve të tjerë humanitarë të bëjnë punën e tyre shpëtimtare në Gaza" dhe të sigurojë që personeli mjekësor në territor të "respektohet dhe të mbrohet".

Deklarata është nënshkruar nga ministrat e 24 vendeve dhe komisioneri i barazisë i BE-së. SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar nuk janë midis nënshkruesve.


Lajmi kryesor:

Trump takim me zyrtarë nga vendet me shumicë myslimane, në fokus lufta në Gaza! 24 vende i bëjnë thirrje Izraelit të rihapë korridorin mjekësor


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?