Brad Pitt dhe partnerja e tij Ines de Ramon

24 vite më e re, Brad Pitt bën daljen e parë publike me partneren e tij

8 Korrik, 15:17| Përditesimi: 8 Korrik, 15:21

  • Share

Aktori i njohur Brad Pitt dhe partnerja e tij e re Ines de Ramon bënë paraqitjen e tyre të parë zyrtare në garën e Formula 1 në Britani.

Të dielën e 7 korrikut, aktori u pa në Çmimin e Madh të Britanisë në Silverstone Circuit në Northampton, Angli me të dashurën e tij prej më shumë se një viti.

Në fotot nga gara, e cila u fitua nga shtatë herë kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton,  aktori fitues i Oskarit kishte veshur një xhaketë të verdhë me zinxhir, një bluzë dhe pantallona të bardha. Ndërkohë, Ines de Ramon dukej elegante me një fustan blu pastel me mëngë të gjata, kombinuar me një palë kambale me taka e një gjerdan ari, shkruan People.

Pitt, 60 vjeç dhe de Ramon, 34 vjeç, janë lidhur  që nga nëntori i vitit 2022, kur u panë së bashku në një koncert Bono pas ndarjes së saj nga ylli i “Vampire Diaries”, Paul Wesley. 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?