Rudina Hajdari

24 vite nga vdekja e Azem Hajdarit, Rudina kujton të atin: Pashë në makinë këmishën e gjakosur, çfarë më tha sapo më pa

12 Shtator 2022, 19:11| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 20:06

  • Share

24 vjetori i vdekjes së Azem Hajdarit, i ka sjellë të bijës, Rudina Hajdari kujtimet e çmuara me të atin. Në një bisedë më të rinjtë në ‘Qytetin Studenti’, Rudina Hajdari ka kujtuar me mall të atin, ndërsa tregon episodin kur ai u plagos përpara Kuvendit.

Rudina thotë se atë ditë po e priste të atin që ta merrte nga shkolla si zakonisht, por ai nuk erdhi. Pasi mori vesh që i ati është plagosur, Rudina thotë se shkoi ta takonte ndërsa tregon edhe çfarë i tha Azem Hajdari sapo e pa.

"Kur isha fare e vogël, 7 vjeç, babi vinte shpesh dhe më merrte nga shkolla dhe ai donte që unë të isha më e mira në mësime, dhe për të më treguar një lloj përkujdesje vinte më merrte. Një ditë nuk erdhi, prita gjatë në oborrin e shkollës. Erdhi një makinë dhe prapa sedijes pashë një këmishë të gjakosur. Mora vesh q ë e plagosën në parlament, shkova e vizitova dhe gjëja e parë që më tha ishte hë Rudina ca notash more sot. Thash si ka mundësi që në këtë gjendje më kërkon llogari dhe të kujdeset për mua. I tillë ishte Azemi, kujdesej për të gjithë. Askush nuk mund ta ndalte për kujdesjen që kishte për njerëzit", tha Hajdari. 

Ajo kujtoi edhe truprojën e Azem Hajdarit, Besim Çerën, që mbeti i vrarë në pritën që iu bë Azem Hajdarit. Rudina thotë se ai ishte fjalëpakë dhe shumë i dashur, ndërsa thekson se ishte personi më besnik i babit të saj.

“Një nga ata njerëz fjalëpakë, sa herë vinte në shtëpi udhëtonte me babin në çdo cep të Shqipërisë dhe fliste me time më, i thonte: Fatmira të lutem mos shtro mos bëj asgjë se nuk ke nevojë. Nuk donte ta lodhte mamin më tepër. Ishte fjalëpakë i dashur, por për mua do të mbetet njeriu më i pandashëm për Azem Hajdarin. Kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë për ne”, tha Rudina Hajdari.

Azem Hajdari u vra 24 vite më parë. Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Azem Hajdarit dhe Besim Çerja u zhvillua një ceremoni përkujtimore pranë memorialit 'Heroit të Demokracisë', aty ku u pushkatua n24 vite më parë. I pranishëm në homazhe ishte edhe Sali Berisha.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Palaco drejtsi: 13/09/2022 01:03

    Po te kishin nejt ne tropoje do kishte qene ma mire per te tan se tirana u trazu prej azemit po ashtu u bastardu dhe sistemi drejtesise me mamin tat qe pevecse injorante boni deme me vendimet e saj ne favor te krimineleve

    Përgjigju
  • O debile: 12/09/2022 20:52

    Kujt ja shet keto pordhe rigoni? Yt ate ishte nje bandit trafikant kontrabandist dhe spiun i sigurimit

    Përgjigju
  • Shkodrani: 12/09/2022 20:42

    Që ta dish ti babai yt ishte një kriminel,Një bastardh , njē hajadut Dhe po kshtu Edhe mamaja jote mbronte kriminelat dhe u na shum e pasun në kurriz tē popullit shqiptar. Po ti u rrite me parat e krimit studiove me parat e krimit Dhe mos na ban leksion demokraciet se asht turp i madh tē na msosh ti se ça asht demokracia pz.

    Përgjigju
    • Elina: 13/09/2022 00:58

      Ta shikosh ket mamin e kesaj neper tirane si lace me super mercedes 100 mije euro,vu ndershemria e ktyne dhe familjes, aman paj zotin te pakten na kurseni hipokrizin,tregoni ku gjetet leket per jete lluksi

  • Pashku.: 12/09/2022 20:42

    Ishte nje trafikant armesh e dine shume mire te gjithe sidomos ca nga kosova me banim ne zvicer qe I kishte klient duke shitur armet e shtetit per interesin e tije.

    Përgjigju
  • Ilir: 12/09/2022 19:53

    Azem Hajdari ishte nje halabak qe u perdor dhe u flak nga ish komunisti berisha!

    Përgjigju
  • Jimmy: 12/09/2022 19:46

    Te besh homazhe per ate ish maskara ish idiots eshte turp!!eshte turp te besh hero nje cope loqe!!bastard

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?