24 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, Berisha: Ftoj studentët të ngrihen si Lëvizja në vitet ’90! Rudina Hajdari: Ishte model për shoqërinë

12 Shtator 2022, 12:36| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 13:07

  • Share

Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Azem Hajdarit dhe Besim Çerja u zhvillua një ceremoni përkujtimore pranë memorialit 'Heroit të Demokracisë', aty ku u pushkatua 24 vite më parë. I pranishëm në homazhe ishte edhe Sali Berisha, i cili përpara mediave u shpreh se figura e Hajdarit në këtë moment është frymëzuese, pasi sipas tij, nën qeverisjen e Ramës Shqipëria është sërish në diktaturë dhe monizëm.

Berisha u bëri thirrje studentëve që të ngrihen ashtu si në vitet ’90 për rrëzimin e regjimit komunist, por këtë herë për të rrëzuar qeverinë e Partisë Socialiste.

“Sakrificat e tyre më të jashtëzakonshme për liri dinjitete njerëzor dhe kombëtar, u ndeshen me shtypjen më të egër. Çdo akt kundërshtie ndaj regjimit, apo disidence ishte e barabartë me hapjen e dyerve të burgut apo mihjen e varrit për shkak të shtypjes së egër staliniste dhe intolerancës totale. Azem Hajdari guxoi të dalë në një protestë të fuqishme me studentët, të vihet në mënyrë epike në krye të kësaj lëvizjeve e cila në një akt kohor 3-ditor solli kryqëzimin e rrëzimit dhe nisjen e pluralizmin. Azem Hajdari me shokët e tij ndanë sistemin diktatorial nga ai i vlerave. Për këtë akt, Azem Hajdari u ekzekutua nga përfaqësues kriminelë, vrasës me uniformë, kolonelë të regjimit. Por, ai është dhe mbetet frymëzim i madh për shqiptarët. Mbetet i përjetshëm në veprën e tij. Me mesazhin e tij është më i gjallë se kurrë. Ne vendosim kurora ki ra Hajdari dhe Çerja, për të nderuar atë, pasardhësi i bllokmenëve hoxhistë është sot në pushtet dhe duke rrëmbyer votën e shqiptarëve ka vendosur në kontroll të plotë të gjitha pushtetet në këtë vend, dhe rikthyer kështu monizmin e plotë. Ndaj, vepra e Hajdarit është një frymëzim i madh për shqiptarët, për t’u ngritur fuqishëm mbi protesta dhe demonstrata”, tha Berisha.]

Më pas, Berisha dhe familja vijuan homazhet te "Varrezat e Dëshmorëve të Kombit".

Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998, në Tiranë në moshën 35-vjeçare. Deputet, dhe ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, ai çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe në vendosjen e pluralizmit politik.

Ora 21:00
Meta viziton familjen e Azem Hajdarit: Shembulli i tij më frymëzon më shumë se kurrë për guxim dhe ndryshim

Në 24-vjetorin e vdekjes së Azem Hajdarit, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në familjen e tij.

Ai ka ndarë një foto në rrjetet sociale ku ndodhet së bashku me familjarët e Hajdarit, në të cilën shkruan se lideri i Lëvizjes Studentore është një shembull që e frymëzon për guxim dhe ndryshim.

"Kënaqësi të vizitoja sot familjen e dashur Hajdari për të kujtuar Liderin e Lëvizjes Studentore dhe të Dhjetorit '90, Azem Hajdarin. Shembulli i tij frymëzon më shumë se kurrë për Guxim dhe Ndryshim", shkruan Meta.

Postimi i Ilir Metës
Ora 16:21
24 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, Alibeaj: Krim politik, ishte një ndër figurat më me peshë në historinë e Shqipërisë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka përkujtuar ditën e vrasjes së Azem Hajdarit.

“Më 12 shtator 1998 u vra pranë selisë së PD një nga figurat kryesore jo vetëm për demokratët por për të gjithë spektrin e politikës shqiptare. Vrasja e Azem Hajdarit ishte një krim politik në një moment tejet delikat për Shqipërinë e dalë nga kaosi i trazirave të vitit 97. Në 24 vjetorin e vrasjes, demokratët kujtojnë me nderim dhe respekt një nga drejtuesit kryesorë dhe me peshë të padiskutueshme të historisë së PD dhe Shqipërisë. I përjetshëm kujtimi i tij”, shkruan Alibeaj.

Ora 16:11
24 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, Basha: Simbol i demokracisë, sakrifica e tij për liri do të mbetet frymëzim për të gjithë brezat

Në 24 vjetorin e vrasjes së Adem Hajdarit, Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan se Hajdari do të mbetet në mendjen e çdo shqiptari si simbol i demokracisë. 

“12 shtatori i 24 viteve më parë është gdhendur në kujtesën e çdo shqiptari e në veçanti të çdo demokrati, si dita kur u vra pabesisht një simbol i demokracisë. Azem Hajdari, lideri i Lëvizjes Studentore, mishëroi me veprën e tij vullnetin e një populli të tërë për t’u përballur me diktaturën komuniste dhe për të sjellë ndryshimin e shumëpritur.

Përkushtimi dhe sakrifica e Azem Hajdarit kanë qenë dhe do të mbeten përherë burim frymëzimi për të gjitha brezat, sidomos për më të rinjtë, të cilët gjejnë te vepra e tij tiparet e kurajos qytetare, që përmes angazhimit vetmohues e kthen politikën në një mjet në shërbim të së mirës, që nuk i tutet as dhunës, as krimit dhe as korrupsionit.

Ndaj emri i tij do të kujtohet përherë me mirënjohje dhe krenari, si dëshmia më e bukur e dëshirës dhe energjisë së pandalshme të një populli për të luftuar për liri dhe për të ndërtuar nëpërmjet fryteve të saj një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. I paharruar kujtimi i tij”, shkruan Basha.

Ora 14:00
Ilir Meta në homazhet për Azem Hajdarin: Sot më shumë se kurrë duhet të na frymëzojë, Edi Rama po rrezikon ekzistencën e kombit

 

I pranishëm në homazhet për Azem Hajdarin ishte edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili tha se Hajdari ishte një guximtar i jashtëzakonshëm, e se sot duhet të bëhet frymëzim për të përmbysur qeverinë e Edi Ramës, e cila sipas Metës po kërcënon ekzistencën e kombit tonë.

“Guximtar i jashtëzakonshëm, lidership frymëzues që tregoi në kohët më të errëta duke frymëzuar shpresë në përmbysjen e regjimit falë protestës së studentëve dhe qytetarëve shqiptarë. Ky homazh ka rëndësi më të madhe so sepse si asnjëherë tjetër në këto 32 vite janë vënë në diskutim arritjet më të mëdha të demokracisë, por edhe ekzistenca e kombit tonë. Kjo dallohet edhe nga numri më i ulët i nxënësve këtë vit. Degradim i vlerave të demokracisë, kërcënim i shtetit tonë. Shpirti i protestave do të rivendosë demokracinë që sistemi i vlerave dhe llogaridhënies të vazhdojë për 200 vitet e ardhshme”, u shpreh Meta.

Ora 13:22
Përvjetori i vdekjes së Azem Hajdarit, Berisha dhe familja homazhe te ‘Varrezat e Dëshmorëve’

 

Homazhet për Azem Hajdarin kanë vijuar, ku të pranishmit kanë shkuar te "Varrezat e Dëshmorëve të Kombit". Sali Berisha dhe familjarët, me radhë, kanë vendosur lule mbi varrin e Hajdarit.

Ora 12:47
Homazhet për Azem Hajdarin, Rudina Hajdari: Ishte ndër figurat më të pastra që i shërbeu Shqipërisë

 

Në homazhet për Azem Hajdarin e pranishme ishte edhe e bija, Rudina Hajdari. Ajo tha se Azem Hajdari ishte një ndër figurat më të pastra që i shërbyen Shqipërisë, ndërsa ftoi të rinjtë që të ndjekin shembullin e kryengritjes.

“Revolta që shënuan historinë e Shqipërisë. Do të mbetet një nga figurat më të pastra e modelet më të mira shoqërore që i shërbeu Shqipërisë. Edhe pasi e sollën pluralizmin erdhi, ai nuk i ndryshoi parimet. Azemi është personi që në vitin ’90 si student u çua për të sjellë ndryshimin. Për këtë, mesazhi im është për të rinjtë që duan ta çojnë jetën në Shqipëri. Hajde të çohemi në beteja për më shumë liri, drejtësi, meritokraci”, u shpreh Hajdari.

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 13/09/2022 08:49

    Ishte nje rrugac dhe kontrabandist dhe kriminel Ti rudine mos u bej qesharake,rrespektoje se ishte yt ate por jo model per te tjeret

    Përgjigju
    • dada: 13/09/2022 09:51

      Ishte Model prandaj kane marre kot shqiptaret nje trafikant ishte kaq eshet minmumi. Po ajo Jotem Mos cupe cfare eshte bere ashtu sikur e kane ngene grencat,

  • Interes: 12/09/2022 23:26

    My ban homazhe vetem kur I duhet interesi dhe jo cdo vite Po e ban per te harruar cfare po ban vete my kriminel po mundohet te hethe pluhure syve te popullit we po varfrohet cdo dite e me shume qe ky te mbroje pasurine e vjedhure ketije populli

    Përgjigju
  • Jari: 12/09/2022 22:58

    O Like Mavria, je bërë Lolo fare si MAKU,o Like Spiuni, po gjëjë derë hapur e futu, a do zoti shkon te 7 Pemxheret e kap Sapunin.

    Përgjigju
  • Dhjetoristi: 12/09/2022 20:50

    Azemi idhte nje mut muti dhe per lesh iku.

    Përgjigju
  • karadakliu: 12/09/2022 18:07

    90-ta ishte rrejdhoje e ngjarjeve dhe kohes rreth rrenimit te komunizmit,kjo nuk ishte "merite' as e Azemit e askujt tjeter,me se paku e Salos, qe rrinte te kembet e Ramizi Alise,vec goglat qe nuk ia mbante.

    Përgjigju
  • Gole: 12/09/2022 17:55

    Kush ishte model për shoqërinë moj!?

    Përgjigju
  • dardan: 12/09/2022 16:58

    Vete e vrau dhe beri sikur qau, megjithate te dy shpellare te ndyre do te mbeten ne histuri...

    Përgjigju
  • Luani: 12/09/2022 15:13

    Shprehjen ....nje nga figurat me te pastra te Shqiperise... dhe model..me mire te mos i thoshje Rudine.

    Përgjigju
    • Vlora: 12/09/2022 16:50

      Azemi ishte nje qen dhe si qen iku

    • Spiro: 12/09/2022 15:52

      Ha ha ha ha Model per shoqerine Azemi! E bija ose esht idiote ose eshte e paskrupullt. Azemi ishe ça te duash Rudin. Por model jo. Fillo bej mdonje pune. Se "vajzë e Azemit" nuk eshte pune. Esht hajgare

  • Tropoja: 12/09/2022 15:00

    E vrau Sali krimineli dhe e bija behet me Sali hajdutin vetem me perfitu ndonjë cop karrige,erdhi nga Amerika me qit ne drite shqiperine si baba,haha cfare rrace!

    Përgjigju
    • Bajram curri: 12/09/2022 15:56

      Po si e vrau saliu ?? Atehere i bie… saliu paska qene me haklajt…

  • gomari: 12/09/2022 14:55

    Gati jemi,.... Sali Enver jemi gati kurdoher...

    Përgjigju
  • Ilir: 12/09/2022 14:52

    Paska shkuar te beje homazhe Qiri mallisti babit dhe keto 2 baxhellat . Familje muti

    Përgjigju
  • Kirasi, Shkoder: 12/09/2022 14:17

    Pak me vonese po ky individ ka marre ate qe ka merituar, shpresojme te doktori sa me shpejte. Kjo e bija e ketij individi e pyet veten se si u bene aq te pasur, e shikon te emen se cfare ba-xhelle eshte. Kujt do i japi mend kjo funderrine?

    Përgjigju
  • Beni: 12/09/2022 14:01

    Model per trafik armesh dhe grabitje bankash !

    Përgjigju
  • Anonim: 12/09/2022 13:47

    AZEM HAJDARI SI KA MBIEMRIN ASHTU ISHTE REND MIS I ARDHT E CUAN NE VORREZA TE DESHMOREVE SHPELLKARIN E SALI KARAXHICIT SI SI VIN TURP , ISHTE IMORAL I PAPAR SHKONTE ME NJE BAXHELL TROPOJE DRITA SYLAJ E KENA PAS KOMSHIE KE KOMUNA E PARISIT NJE BAXHELL DHE AZEMI I TILL ISHTE , HAJDUT PULASH NE TROPOJ NJE PLEHR E KALUAR PLEHRES PRU RAC E NDYR E MARSH ME VETE SALI KARA-XHICIN

    Përgjigju
  • Karrabush Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 12/09/2022 13:31

    Shikoni vrasësi i rugaçit azem hajdari shkon e i vë lule një hajduti e një plere si axemi. E ky pler varoset në varezat e dëshmorve prandaj dhe Shqipria është në ktë gjëndje e në ktë derexhe. Pty, pty rac e pisët.

    Përgjigju
  • shkodra r: 12/09/2022 13:07

    pyyttAAA ky i paster, derr be derri luftonte kunder berishes per stol e pasuri ,u shofshin keto njolla te zeza te historise se kombit tone

    Përgjigju
  • Riti: 12/09/2022 13:01

    Ishte nje bajge

    Përgjigju
  • Agim: 12/09/2022 12:57

    Moj cironke i ka shërbyer vetes e familjes jo shqiperise,e din shqiptaret sa i pastër ka qene

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?