TIRANË- Drejtuesit e automjeteve, në jo pak raste kanë provuar të manipulojnë kontrollin teknik, ndërsa ia kanë dalë të kalojnë me sukses pa pasur në rregull mjetin e tyre. Mirëpo, prej dy javësh kjo gjë është vështirësuar, pasi Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur tashmë implementimin e pajisjeve të reja inteligjente, e cila është emërtuar si Certifikata e re e Kontrollit teknik. Shoferët kanë ndërhyrë në mënyrë abuzive në odometër.
Sipas të dhënave të DSHPTRR, një numër prej 240 automjetesh në 15 ditë nuk kanë mundur të kalojnë në testin e kontrollit teknik si pasojë e ndërhyrjes që kanë bërë në odometër. Këto automjete rezultuan me anomali në kilometrazh, pra me më pak kilometra se sa ka realisht automjeti, me kavo të këputur apo edhe me matës difektozë. Si pasojë, drejtuesit e këtyre mjeteve nuk janë pajisur me certifikatën e re dhe kjo mund të mundësohet vetëm në rastet e rregullimit të anomalive apo të përditësimit të statusit të kilometrave dhe përfundimisht të shënohet edhe historiku real në certifikatë.
"Epoka kur kolaudimi mbyllte sytë te ulja e kilometrazhit ka marrë fund‼️ 240 mjete nuk e kanë kaluar testin e kontrollit teknik/janë refuzuar në vetëm 15 ditë, që nga fillimi i implementimit të Certifikatës së re të Kontrollit Teknik, si pasojë e ndërhyrjeve abuzive në odometër! Të gjitha mjetet që rezultojnë me anomali në odometër, me kavo të këputur, me matësa difektoz, do të pajisen me certifikatë kolaudimi vetëm pas rregullimit dhe përditësimit të statusit të kilometrave, si edhe do t’u shënohet historiku real në certifikatë!
Kjo e dhënë do të jetë publike duke filluar nga Janari 2023, për çdo të interesuar që kërkon të informohet për një mjet! DPSHTRR mirëkupton rastet kur zotërues të mjeteve rrugore trashëgojnë një status që është abuzuar nga shitësi apo zotërues të mëparshëm, ndaj edhe NXISIM qytetarët që të denoncojnë më tej në polici e në organet kompetente nëse janë mashtruar apo gënjyer në aktin e shitjes e në çmim", thuhet ndër të tjera në njoftimin e DPSHTRR.
Në treg sot ka një numër të konsiderueshëm të automjeteve që janë hedhur me kilometrazh të pavërtetë me 250 mijë kilometra, por në fakt janë më shumë se 400 mijë kilometra. Një prej rasteve abuziv u konstatua në qytetin e Peshkopisë, ku një makinë me 650 mijë kilometra është shitur si makinë me 280 000 kilometra, më pak se gjysma e vlerës reale të lëvizjes.
Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor deklaron se mirëpret ri-kontrolle vullnetare mjetesh për verifikim të kilometrazhit dhe inkurajon konsumatorët, subjektet, blerës potencial në treg, që të verifikojnë historikun e mjetit rrugor përpara çdo transaksioni.
Ndërkohë nga janari i vitit të ardhshëm çdo mjet do të targohet për herë të parë vetëm pas leximit me mjete inteligjente dhe dokumentimit në sistem të statusit real fillestar të odometrit, duke shmangur në këtë formë abuzimin.
Zoti Dema! edhe koha e makinave me timon krahun e djathte kishte mbaruar ,por akoma bojne dekumente me nje shume 1500€, me keto hajdute eshte e pa mundur qe puna te bohet siç duhet zoti Dema.
Përgjigjune po qe kemi shtet
PërgjigjuKte e ben Bledi per te shitur makinat e veta.Kur ska qen i zoti shteti ti kap me pare pse i penalizon tani
PërgjigjuShteti duhet tu japi nje zgjidhje ketyre qe kane ren viktima te tregut.Nuk eshte e drejte qe te thote kolauduesi shko rrit kilometrat dhe hajde sepse me ligjel shkon ne burg si ti ulesh dhe si ti ngresh. Te pakten te certifikohen me statusin qe kane dhe te mos lejohen me tej te behen te tjerat.
PërgjigjuPo epoka e korrupsionit tek kualidimi i makinave a ka marr Fund?.Ato makina nuk kan kalua se nuk kane dhene 50000 lek te vjetra se ndryshe do kalonin.Kur kaluan nga privati tek shteti u gezuam se ata ishin marrosurfare duke marre lek,tashti me keq.Ai drejtori mos te dale e te flas si i ndershem por te luftoje kete fenomen qe i griu shqiptaret.
Përgjigju