240 vepra të piktorëve të famshëm botërorë prezantohen në Tiranë

7 Gusht 2020, 17:06| Përditesimi: 7 Gusht 2020, 17:20

  • Share

Për herë të parë në Shqipëri prezantohen në sheshin “Skënderbej” 240 vepra të piktorëve më të famshëm botërorë.

Veprat e Van Gogh, Monet, Goya, Cezanne, Renoir, Da Vinci, Vermeer, Rembrand, Botticelli, Bosch apo Seurat projektohen në pesë ekrane me një sipërfaqe mbi 400 metra katror.

Projeksioni i variantit 3D mapping, zëri i fundit i teknologjisë sjell veprat e Muzeut të Luvrit të D’orsay-t në qendër të Tiranës.

Sipas, drejtueses dhe organizatores së VAG (Visual Art Gallery), pikturat janë të përpunuara grafikisht, duke bërë që objektet brenda veprës të jenë në lëvizje.

Iniciativa e Gent Prizrenit, Agim Poçarit dhe Raelva  Shabanajt vjen e mirëmenduar, në këto momente vështirësie ku gjendet arti për shkak të protokolleve që kërkojnë distancim social, si një ilaç kundër pandemisë

Galeria është në qiell të hapur, pas datave 4-5-6, sonte 7 gusht është mbrëmja e fundit, në orën 21.00 tek “Sheshi Skënderbej”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?