TIRANE- Gazetarja e Shqiptarja.com dhe Report Tv, Keti Banushi siguron dosjen për ekspertin e IT në Zyrën e Shërbimit të Gjykatës në Pogradec te arrestuar dita e sotme, i cili kancelarinë e tij e kishte kthyer në një bazë të falsifikimit të dokumenteve me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme.
Hetimet kishin nisur pasi në rrugë operative u mësua se shtetas të ndryshëm në bashkëpunim me njëri tjetrin kundrejt pagesës ndihmonin persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.
Me anë të këtyre kartave të falsifikuara këta shtetas duke shmangur kontrollet e bëjnë më të lehtë kalimin e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundraligjshme jo vetëm në vendet e BE-së por me destinacion final Anglinë.
Përmes rrugëve operative dhe nga biseda me burimin konfidencial u gjet një kontakt. Nr, telefonit me të cilin është biseduar është 00447....he ky shtetas jetonte në Angli. Pasi bëhet porosia tek ky numër atëherë nga ana e tij telefonohet një shtetas tjetër që bën të mundur dokumentacionin me qëllim kalimin paligjshëm të kufirit por jo vetëm nëpërmjet falsifikimit të dokumentacionit por dhe duke të ofruar mundësinë e kalimit me kamion.
Një agjent I infiltruar hyri në kontakt dhe shkon në Pogradec takohet me Zheni Lolin për të kërkuar 3 dokumente italiane, konkretisht pasaportë e realizuar në emër të shtetasit Gerald Ab.. me nr.pasaporte YB... me datë vlefshmërie 07.02.2022 deri në 06.02.2023, patent italiane datë vlefshmërie nga 14/04/2021 deri në datë 20/05/2031 dhe kartë identiteti italiane, me datë 11.05.2022 deri në 20.05.2023.
“Në momentin e dhënies së këtyre dokumentave agjentit në mbulim nga ana e agjentëve të Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë e mundur identifikimi i targës së mjetit që ishte AA897ZO (Mercedes Benz) që i përket shtetasit Zhenika Loli ku pas verifikimit ka rezultuar 39 vjecari lindur dhe banues në Pogradec ishte i punësuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Nga burimet konfidenciale u mësua se ai kishte rolin e IT në gjykatë dhe se kishte kancelarinë ku ushtronte aktivitetin e falsifikimit të dokumentave" thuhet në dosje.
Pas marrjes së provës material pasaportë, kartë identiteti dhe patent në pasaportë dhe patenta është vënë re një parregullsi pasi tek pasaporta është shkruar tek gjinia F ndërkohë porosia është bërë për një shtetas mashkull, gjithashtu dhe tek patenta ka qënë emri Gera në vend të emrit Gerald.
Pas komunikimit me prokurorin e çështjes është bërë fiksimi provës materiale me ekspertë dhe më pas është bërë sërisht telefonatë me burimin për ti bërë dhe njëherë pasaportën dhe patentën. Në datën 19.02.2024 u njoftuan se dokumentet ishin gati dhe mund ti merrnim.
Në këtë moment nga e prokurorisë është arritur të merret numri i telefonit që përdorte shtetasi Zhenika Loli i cili ishte 069.... Loli i ka kërkuar vetëm pasaportën ndërsa patentën na i ka dhënë direk aportën e ka marrë fillimisht rreth orës 15:00 dhe është shprehur se do e rregullon difikuar gjinia dhe na është dorëzuar në orën 19:43 minuta.
Pjese nga biseda e agjentit te infiltruar me IT e gjykates
Xheni - Prosia e Thanasit në rregull është them.
Personi i autorizuar - Po në rregull.
Xheni - Ajo tjetra, ajo tjetra që do me japesh mua ti.
Personi i autorizuar - Po re po, po vella hajde. Thash.Numëroj këto ti. Më tërturove o plako.
Xheni-Në rregull.Kam ndenjur një nate në Fier vella që jam marosur fare
Personi i autorizuar- Sa jane? Janë 2400? Xheni- 2400.
Personi i autorizuar - 2400 euro. Ok
Gjithashtu agjentët kanë ndjekur dhe dokumentuar të gjithë itenerarin e lëvizjeve të Zheni Lolit
Dosja u hetua nga prokurori i Tiranës Bledar Valikaj.
Sipas hetimeve rezulton se Zheni Loli është njëri nga hallkat e rrjetit që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumentave por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion. Gjykata e Tiranës me firmosi masën e sigurisë "Arrest me burg" për Zheni Lolin nën akuzë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga nenet 186, 143 dhe 298 i K.Penal.