Infektivi

247 raste të reja me COVID-19 e asnjë viktimë në 24 orët e fundit, 611 të shëruar

2 Shtator 2022, 19:32
  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 247 raste të reja me COVID-19, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën.

Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 1052 testime që janë kryer, nga ku kanë rezultuar edhe 611 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë identifikuar 322.421 raste shërimi nga virusi.

Aktualisht në vendin tonë janë  2.712 qytetarë aktivë me COVID-19, 15 prej të cilëve po marrin trajtim në spital.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin kundër COVID, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 2 shtator 2022

Raste të reja ditore            247

Të shëruar në 24 orë         611

Të shtruar në spitale          15

Humbje jete në 24 orë        0

Testime ditore                     1052

Testime totale                     1,964,322

Raste pozitive                     328,716

Raste të shëruara               322,421                          

Raste Aktive                        2,712

Humbje jete                         3,583

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              1,213

Fier                   327

Shkodër           227

Elbasan            186

Durrës              178

Korçë                162

Vlorë                 134

Gjirokastër        96

Berat                 73

Lezhë                 54

Dibër                  51

Kukës                 11

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?