Bota

249 vjetori i Pavarësisë/ Balla takim me kryetarin e bashkisë së Westland: SHBA ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik

4 Korrik, 14:18| Përditesimi: 4 Korrik, 14:20

  • Share

Foto: Kevin Coleman dhe Taulant Balla

Në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministri i Shtetit Taulant Balla, priti në një takim kryetarin e Bashkisë së Westland, Michigan, Kevin Coleman.

Balla foli mbi miqësinë dhe aleancën 100-vjeçare mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke e cilësuar Amerikën si partnerin strategjik të vendit tonë.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte roli i diasporës shqiptare në SHBA, me fokus në forcimin e bashkëpunimit me autoritetet lokale për hapjen e më shumë shkollave dhe klasave për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë atje.

“Jemi shumë krenarë për diasporën shqiptare në SHBA dhe do të bashkëpunojmë më ngushtë me autoritetet vendore për të rritur numrin e shkollave dhe klasave për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në Amerikë. Është një lajm i mirë interesi i shqiptarëve të Amerikës për të investuar në Shqipëri në sektorin e turizmit, Paketën e Maleve dhe fusha të tjera”, shkroi Balla.

Në përfundim, ministri Balla ka uruar popullin amerikan: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, SHBA!


Lajmi kryesor:

SHBA-të festojnë sot 249-vjetorin e Pavarësisë! Begaj: Mirënjohje për miqësinë dhe partneritetin strategjik


Xh.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?