Politikë

249-vjetori i pavarësisë së SHBA-së, Vanhorn: Fat të kemi aleatë si Shqipëria

26 Qershor, 22:18| Përditesimi: 26 Qershor, 23:07

  • Share

Në festën e 249 vjetorit të SHBA të organizuar në ambasadën amerikane në Shqipëri, e ngarkuara me punë Nancy Vanhorn ka vlerësuar partneritetin e ngushtë mes dy vendeve.  

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me fat që kanë një aleat si Shqipëria ka deklaruar ajo duke kujtuar rezultatin e arritur në Samitin e Natos në Hagë. 

Tashmë udhëheqësit tanë janë duke u kthyer në shtëpi nga Samiti i NATO-s, ku Aleatët u zotuan të investojnë 5 për qind të PBB-së së tyre çdo vit për kërkesat bazë të mbrojtjes. Ne po mbështetemi tek aleatët tanë që të bëjnë pjesën e tyre për të mbrojtur vlerat që të gjithë i çmojmë shumë, deklaroi VanHorn.

E ngarkuara me punë pranë ambasadës në Tiranë u ndal edhe tek stërvitja e përbashkët Defender , ku sic tha, pati nderin të shihte se si forcat shqiptare dhe amerikane punuan sëbashku. 

Teksa tregoi historinë e një ushtari shqiptar i cili humbi jetën një dekadë më parë në një aksion përkrah SHBA-ve, VanHorn e vlerësoi atë si shembullin e sakrificës së shqiptarëve për një botë më paqësore.
 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?