Lionel Messi i pikturuar në kartmonedhën 10 pesos

24-vjeçari në Agjentinë pikturoi Messin në kartmonedhën 10 pesos...sot ia kërkojnë ta shesë për 60 mijë pesos (VIDEO)

15 Janar 2023, 10:12| Përditesimi: 15 Janar 2023, 10:19

  • Share

ARGJENTINË- Mauro Marcos është një djalë 24-vjeçar nga Ukraina që i pëlqente që të vizatonte personazhe të filmave vizatimor në kartëmonedha të vjetra, por nuk e kishte menduar që ky pasion i tij, do t’i sillte kaq shumë famë, por edhe para njëkohësisht.

Sapo filloi Kupa e Botës, ai pikturoi Lionel Messin në një kartmonedhë 10 peso dhe pastaj “fati” bëri pjesën tjetër. Kombëtarja e Argjentinës fitoi Kupën e Botës, me Messin që ishte padyshim kryefjalë e atij kampionati dhe menjëherë videot e Marcos teksa pikutonte kartmonedhën u bënë virale.

Si rrjedhojë, atij i ka ardhur një ofertë që këtë kartmonedhë 10 peso ta shesë për 60 mijë pesos.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?