Julian Xhengo në vetting

25 denoncime nga publiku dhe ‘ngel’ me pasurinë e pastërtinë e figurës, KPK shkarkon prokurorin Julian Xhengo

14 Shtator 2022, 09:45| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 10:04

  • Share

Një tjetër prokuror largohet nga detyra prej vettingut. Prokurori Julian Xhengo është shkarkuar nga trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për probleme me pasurinë si dhe pastërtinë e figurës, pasi DSIK ka hartuar raport negativ për prokurorin. 25 denoncime nga publiku për prokurorin ndërsa KPK ka konstatuar dhe zvarritje të hetimeve.

Prokurori i Tiranës, Julian Xhengo në seancën e së premtes së 9 shtatorit u përball me argumentet në KPK. Atij iu vu në pah bilanci negativ i prindërve në investimet e kryera në një shtëpi private në Tiranë si dhe me mospërputhjet në transaksionet për blerjen e një makine, thuajse dy herë më lirë nga sa e kishte blerë pala shitëse.

Procesi i vetingut për prokurorin Julian Xhengo u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Olsi Komicin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tonci Petkovic.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?