Sarajet e Toptanëve

2.5 milionë euro për ish-banesën e Toptanëve, Qeveria miraton fondin e shpronësimit për pronarët

13 Qershor 2022, 19:32| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 22:04

  • Share

TIRANË- Qeveria shqiptare do të japë 2.5 milionë euro ose 307 milionë lekë të reja për shpronësimin e ish-banesës së Toptanëve.

Pronarët e kësaj godine historike do të kompensohen me rreth 300 milionë lekë ose 2.5 milionë euro, kur kërkuese për këtë projekt ka qenë vetë ministria e Kulturës.

“Agjencia  Shtetërore  për  Shpronësimin  shpall  kërkesën  për  shpronësim  për  interes  publik  të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Projekt restaurimi dhe muzealizimi i ish-banesës së Toptanasve”.

Subjekti kërkues i këtij projekti është Ministria e Kulturës. Me  anë  të  këtij publikimi kërkojmë  të  vëmë  në  dijeni personat  e  prekur  nga  ky  shpronësim,  për pasuritë  e  paluajtshme,  pronë  private,  të  cilët  do  të  kompensohen  sipas  vlerësimit  paraprak  të llogaritur,  bazuar  në  vendimin  nr.  89,  datë  3.2.2016,  të  Këshillit  të  Ministrave,  “Për  miratimin  e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si dhe bazuar në vendimin nr. 138, datë 23.2.2000, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes  së  masës  së  shpërblimit  të  pasurive  pronë  private  që  shpronësohen,  të  pasurive  që zhvlerësohen  dhe  të  të  drejtave  të  personave  të  tretë,  për  interes  publik,  për  pasuritë  e  llojit “ndërtesë”, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur.

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 307 501 636.3 (treqind e shtatë milionë e pesëqind e një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë pikë tre) lekë”, thuhet në njoftim.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 13/06/2022 20:27

    Ku do shkojnë kur të shpronsohet, apo do bëhen zyrat e ballkanit gë hapur serborus se Esat P Toptani edhe ashtu ka qenë i tyre njashtu si sot që iu bashkua Edvin shkjau shqipfolës…!!!

    Përgjigju
  • gimi: 13/06/2022 20:21

    kur jane ca hallexhinj shpronesohen me cmimin e percaktuar nga shteti ,kur sjane hallexhinj shpronesohen me cmim tregu ...pfffff

    Përgjigju
    • Luani: 15/06/2022 06:50

      @Tarrasi: Sarajet jane monument kulture. Nuk mund t’i shembesh per te ndertuar pallat se ashtu ke qejf. Prandaj vlera e tregut duhet llogaritur sa qeraja vjetore nga restoranti here 20.

    • Tarrasi: 13/06/2022 21:58

      Çmim tregu ? 25 miljon po . Jo 2.5 n mes te tiranes. 2 mij euro metri katror , 1000m 20 kate , 20 mij meter katror × 2mij euro mesatarja. 40 miljon € . ~pak a shum

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?