25 pacientë në ditë me COVID në Urgjencën Infektive, i shtruar edhe një 17-vjeçar i pavaksinuar

1 Shkurt 2022, 16:51| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 17:22

  • Share

Në urgjencën e spitalit Infektiv në QSUT çdo ditë paraqiten 20-25 urgjenca të reja me Covid që kërkojnë trajtim. Edlira Petoshati mjeke infeksioniste shprehet se mes të shtruarve që po marrin trajtim nuk mungojnë as rastet nga moshat e reja, ku mes të shtruarve është dhe një i ri 17 vjeç, pa sëmundje bashkëshoqëruese dhe i pavaksinuar.

“Pacientë mbi 80 vjeç dhe deri në 17 vjeç aktualisht janë të hospitalizuar dhe po marrin mjekim.Gjendja e 17 vjeçarit paraqitet e mesme, nuk ka sëmundje bashkëshoqëruese dhe është i pavaksinuar.”

Të shtruarit në spital janë të grupmoshave të ndryshme ku mbizotërojë ata që nuk kanë bërë asnjë dozë vaksine.

“Gjendja paraqitet e larmishme, por sigurisht predominojnë format të cilat janë në insufiçencë respiratore, pra forma të rënda, por ka dhe forma më të lehta që vijnë të marrin ndihmë mjekësore. Predominojnë format e pavaksinuara.”Nisur nga rastet që trajtojnë çdo ditë mjekët apelojnë sërish për vaksinim për tëshmangur rastet e rënda dhe fatalitetet.

“Është shumë e rëndësishme që të gjithë të vaksinohen,sidomos moshat e reja, pavarësisht se nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese.”

Sipas të dhënave më të fundit në Ministrisë së Shëndetësisë në spitalet COVID janë duke u trajtuar 168 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje të rënduar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?