Politikë

’25 prilli masakër elektorale’, Nishani-Bashës: Tezë spekulative dhe e padrejtë! Harxhi: Burimet diplomatike konfirmojnë se Bashës i është refuzuar viza nga SHBA

29 Maj 2021, 18:17| Përditesimi: 29 Maj 2021, 20:25

  • Share

KORÇË- Ish-presidenti, Bujar Nishani ka vijuar retorikën e tij të ashpër kundrejt kryedemokratit, duke e quajtur një tezë të padrejtë dhe spekulative identifikimin e 25 prillit si një masakër elektorale, siç ka bërë deri më tani kreu aktual i PD-së. Nga Korça, Nishani tha se e gjitha kjo tezë e hartuar dhe e trumbetuar me të madhe në publik nga Basha, po bëhet për të manipuluar demokratët në mënyrë që të rimarrë për herë të tretë drejtimin e PD-së.

Për Nishanin, PD-ja është kaos dhe po përjeton një moment dramatik, po theksin se janë pikërisht këto momente që shkruajnë historinë, që sipas tij duhet të ndodhë në zgjedhjet e 13 qershorit.

Sot PD është në një situatë kaotike, dëshpërimi, zemërthyerje, por a mund të mbetemi peng i këtij momenti? Unë mendoj që jo. PD ka resurse dhe forca të panumërta. Përtej zemërthyerjes dhe goditjes së fortë duhet të projektojmë PD-në e së nesërmes. Duke qenë se jemi në fushatën për zgjedhjen e kryetarit unë dua të përfitojë nga rasti, ka qenë një fushatë e 25 prilli ka qenë e pabarabartë, e vështirë, përballë një makineria qeveritare që nuk njeh rregulla dhe as kode. Ka qenë një situatë që është përballuar vetëm për shkak të dinjitetin dhe sakrificave të çdo demokrati. Ky dëshpërim u thellua më keq pas 25 prillit se pritshmëritë tona ishin më të mëdha sepse shqiptarët kishin përballë një qeverisje të korruptuar. Me të drejtë të gjithë do të rendisë vështirësitë, padrejtësitë, dhunën, manipulimet, blerjen e votës. Kur një parti opozitare fiton besimin e shumicës së qytetarëve, ato shkojnë të votojnë pa marrë parasysh forcën e shtetit dhe bën përmbysjen e qeverisë. Jam i bindur që ky regjim, apo model qeverisjeje, nuk mund që ta ndryshojmë vetëm përmes kërkesave tona publike apo ekzistencës, por e rrëzojmë atë përmes aktivitetit dhe kontributeve dhe këtu duhet të fillojë analiza dhe reflektimi dhe projektimi i një të nesërme, nuk do kishte vlerë nëse do mbesnim peng të së drejtës. E padrejtë dhe spekulative tezën që fitoi Rama për masakër elektorale, kjo është manipulative demokratët. Jemi në një udhëkryq, në një situatë të rënduar, momente dramatike por në këto momente shpesh shënohet historia, historinë e PD do e bëjnë demokratët dhe të Shqipërisë do e bëjnë shqiptarët”, tha Nishani.

Ai shtoi se disa persona mund të jenë komod duke qëndruar në opozitë, por nuk duhet lejuar që të vijojë të ndodhë.

“Kemi ardhur duke rrudhur PD, duke e larguar nga qytetarët, duke e mbyllur brenda një grupi të vogël njerëzit, mundet që disa persona të jenë komod në opozitë, por ndjej hallin e mijëra demokratëve, jo me 4-5 njerëz që bëjnë biznese të caktuara në bashkëpunim me qeverisjen, na prekupon halli i një shoqërie që zhytet dhe s’di se ku do të dalë”, tha Nishani.

Nga ana tjetër, kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi, duke e cilësuar si 8 vjeçarin më të vështirë të PD në opozitë, parashtroi pikat e saj kryesore se si do të rregullojë situatën brenda partisë. Edhe ajo ka pasur kritika për lidershipin aktual, duke thënë se nuk dëgjon zërin e degëve dhe se ka mbyllur partinë, e për pasojë premton se me ardhjen e saj në krye të kësaj partie gjërat do të ndryshojnë.

"Vendimi i parë do jetë që PD t’i kthehet anëtarësisë, duhet t’i kthehet debatit , do ndryshohet statuti, do ketë një Këshill Kombëtarë me 120 persona, por do të ketë një krye partie që do ketë 4-5 anëtarë që vijnë nga kryesitë e degëve. PD duhet të ketë një hapje dhe një bashkim. Nëse nuk bashkohemi dhe hapemi drejt rinisë, kemi humbu struktura gjatë gjithë këtyre viteve, PD ka lëvizur nga shinat e saj ideologjike. PD duhet të decentralizohet, sot PD në qendër ka anëtarë aktiv dhe pasiv, do të thotë që janë shumë prej themeluesve që kanë kontribuuese pa fund që nuk gjejnë veten në lista, listat nuk mund të jenë atribut i askujt, ne jemi parti, jo sekt okult. Dhe financa është pjesë e rëndësishme”, përfundoi Harxhi.

Ora 20:15
Tha se Bashës i është refuzuar viza nga SHBA, Harxhi: E kam informacion të siguruar nga disa burime, edhe ato diplomatike

 

Si ish zv.ministre e jashtme, Edith Harxhi ka deklaruar se informacionin se kryedemokratit Lulzim Basha nuk mund të shkojë në SHBA e ka marrë nga disa burime, mes tyre edhe ato diplomatike.

“Burime të natyrave të ndryshme, duke përfshirë edhe burime diplomatike”, tha Harxhi.

Ajo është e bindur se 13 qershori do të shënojë një pikë kthesë për historinë e PD-së.

“Në datën 13 qershor do të jetë surpriza të këndshme”, tha Harxhi.

 Prononcimi i plotë
Ju thatë për zotin Basha se nuk lejohet të futet në SHBA, mbi çfarë informacionesh apo burimesh e bazoni deklaratën tuaj?

-Burime dhe informacione të ndryshme duke përfshirë edhe ato diplomatike.

Ju thoni gara nuk është e barabartë, a është e tillë dhe sa ju penalizon juve dhe kandidatët e tjerë?

-Gara është e pabarabartë jemi të gjithë të penalizuar, përveç kryetarit të partisë sepse kryetari i partisë e afroi datën e zgjidhjeve për në 14 qershor, në vend që të ishte një datë që do të shtyhej pas një analize të plotë dhe të thellë të Partisë Demokratike. Por pavarësisht kësaj gare e cila është e pabarabartë dhe e padrejtë në të njëjtën kohë, unë i kam hyrë kësaj gare dhe do të vazhdoj deri në fund, pavarësisht procesit sepse e kam thënë disa herë edhe në media unë e sfidoj këtë garë pavarësisht pabarazisë së saj. Pavarësisht mungesës së listave, komisionerëve, anëtarëve të komisionit unë do të vazhdoj pasi kërkoj reformimin e thellë të Partisë dhe ringritjen e saj mbi idealet e 90-ës. Unë ndjehem e penalizuar nga vendimet jo statutore që ka marrë kryesia e partisë dhe kryetari i partisë në të njëjtën kohë, por nga ana tjetër mendoj që ja vlen pasi unë ja dedikoj këtë garë demokratëve.

Nëse rezultati nuk është ai që prisni, çfarë do të ndodhë në PD?

-Këtë nuk e di, nëse PD do të vazhdojë në një spirale të tillë politike siç është edhe tani me kryetar i cili ka 4 humbje dhe 3 fitore si kryetar humbës. Por gjithsesi unë do të vazhdoj punën time brenda PD-së  për ta rikthyer sërish në pushtet, në një kohë sa të mëparshme. Do të qëndroj brenda strukturave të partisë dhe do të vazhdoj me propozimet e mia, por besoj se kjo nuk do të ndodhi pasi në datën 13 qershor do të ketë surpriza shumë të këndshme.

Ora 19:05
Anëtari i dehur i PD-së i prish fjalimin Edith Harxhit në Korçë

 

Fjalimi i kandidates për kreun e PD-së, Edith Harxhi është ndërprerë 2 herë. Shkak është bërë një anëtarë i PD-së, i cili herë pas herë komentonte fjalimin e bërë nga Harxhi, ku dëgjohet “nuk duam të dëgjojmë përralla”. Megjithatë, nga sa Report Tv mëson, bëhet fjalë për një nga anëtarë i cili ishte i dehur.

Ora 18:41
Harxhi: 8 vjeçari më i vështirë i PD në opozitë, në qendër nuk dëgjohet fjala e degëve

 

Kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka pasur kritika për mënyrën se si funksionon kjo parti. Duke e quajtur 8-vjeçarin më të vështirë në opozitë, Harxhi tha se PD nuk dëgjon fjalën e degëve në rretheve.

“8 vjeçari më i vështirë i PD në opozitë, me qeverisjen mjaft të dobët të Ramës, ka bërë që kjo opozitë të jetë më pak e mundur për të bërë aq sa duhet, por angazhimi juaj me strukturat jo vetëm duhet të vlerësohet, por ne të gjithë hyjmë e dalim në seli, por harrojmë atë që bëjnë strukturat, prandaj unë ju falënderoj. Në qendër nuk dëgjohet fjala e degëve”, tha Harxhi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 30/05/2021 00:46

    Jari i ka mbet me bere katovicen.. Ikni mer legena te gjithe se nuk perfaqesoni me asgje..Bujar rrypi po na dilka shpetimtar!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?