Emrat e kandidatëve jo në fletën e votimit, por në dhomën e fshehtë

3 Mars 2021, 15:01| Përditesimi: 3 Mars 2021, 16:36

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka miratuar fletën e votimi, mbi të cilën më 25 prill qytetarët do të hedhin votën e tyre. Partitë politike janë të ndara, e në dilemë se cila është fleta e duhur janë edhe anëtarët e Komisionit Rregullator.

Dritan Caka, anëtari i rregullatorit, nuk përjashton asnjë nga modelet mbi të cilat po punohet, por thotë se  fleta e votimit ku kandidatët janë të reflektuar me numra është më e thjeshtë.

Sipas Cakës komisioni Qendror i zgjedhjeve ka gjetur edhe zgjidhjen që përfaqësimi i emrit të kandidatit nëpërmjet numrave të mos krijojë konfuzion te votuesi.

“Përsa i përket anës teknike, edhe për këtë komisioni qendror i zgjedhjeve ka gjetur një zgjidhje. Në dhomën e fshehtë ku votohet mund të ketë lista të çdo partie politike për të shprehur emrat e kandidatëve, sipas renditjes që ka përcaktuar secila parti. Është e zgjidhur nga pikëpamja teknike.”, thotë Çaka.

Duke iu përgjigjur interesit të Report Tv, anëtarja e Komisionit Rregullator Helga Vukaj tha se çdo kandidat duhet të identifikohet me emër e mbiemër dhe jo si numër, pasi sipas saj vetëm kështu identiteti i kandidatëve mund të dëshmojë për integritetin e tyre dhe votëbesimin.

Por, si Vukaj mendojnë edhe partitë e vogla të renditura në koalicion me Partinë Demokratike. Mediu i PR dhe Agron Duka kërkojnë domosdoshmërish krahas emrit të tyre edhe logon e partisë në fletën e votimit.  

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • JamKushJam: 03/03/2021 18:08

    hahahahahaha... ja dhe KQZ alla Lulushi me Liken.... po si ore lummadh do votosh per numrin pa patur emrin prezent??? apo qe te bej ndonje llogje alla Like per te vjedhur votat me stil!!!!! Lereni gomarlliqet po vini emrat e njerezve qe votohen. Kur te arrij puna te votojme vetem per numrat atehere po bejeni fleten me numra!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?