'25 prilli referendum', deklarata politike e Metës debatohet në Repolitix/ Panelistët në një mendje: Retorikë për të motivuar elektoratin (VIDEO)

5 Janar 2021, 22:41| Përditesimi: 5 Janar 2021, 23:07

  • Share

Cilësimi i zgjedhjeve të 25 prillit 2021 si referendum nga kreu i shteti Ilir Meta ka sjellë diskutime mes të ftuarve në emisionin "Repolitix" në Report Tv. Të ftuarit thuajse kanë qenë në një mendje se përdorimi i fjalës referendum është një retorikë elektorale që përdoret për të motivuar elektoratin dhe se këtë mund ta përdorte çdo politikan për të treguar se këto zgjedhje janë të rëndësishme për vendin.

Për aktorin Laert Vasili është e rëndësishme që e gjithë klasa e vjetër politike të dënohet, por që dhe të rinjtë që kanë dalë sot të mos jenë shërbëtorë të të vjetërve. Ndërsa për ish deputeten e LSI-së, Kejdi Mehmetaj këto zgjedhje janë të rëndësishme për vendin pasi vijnë pas dy palë zgjedhjesh të dështuara ato të 2017 ku u vërtetua manipulimi i votës dhe zgjedhjeve të 2019, ku sipas saj PS nuk arriti dot që dhe e vetme të paraqiste kandidatë të denjë dhe të pakorruptuar për të përfaqësuar qytetarët.

"Politika në këto 30 vite nga ajo politikë e vjetër e kanë bërë të besojë shqiptarin që të ngryset i varfër dhe të gdhihet i pasur. Duhet ta ndërrojmë këtë mendësi. Jam dakord që të ndërrohet kasta e vjetër, por dhe ata të rinjtë të mos dalin nga të vjetrit. Aman këta të vjetrit të mos largohen pa kaluar nga gjykata", tha Vasili

"Ajo mund të ishte një fjali që mund ta thoshte kushdo dhe do të bënte sens. jam dakord me çdo mendim që u dha ketu. Do të ishte një ndarje e madhe për ti dhënë fund abuzimeve që janë bërë në 30 vite. Nëse qytetarit i jepet dhe mjeti i referendumit, që iu hoq në 2008 atëherë unë si politikane nuk mund të bëj ç'të dua pasi qytetari më ka në dorë.  25 prilli është i rëndësishëm se vijnë pas zgjedhjeve të 2017 që u provuan që ishin të manipuluar dhe pas zgjedhjeve të 2019 ku një parti e vetme ishte vet zot dh vetë shkop dhe sërish nuk zgjodhi dot përfaqësues të denjë dhe pa të shkuar kriminale", tha Mehmetaj.

Pano Soko i nismës "Thurje" shpresonte që kjo ajo datë të ishte referendum për vendin dhe në Shqipëri të fillonte të shihej një dritë shprese për të larguar të gjithë dënimin të bërë në 30 vite.

"Unë shpresoj shumë që të jetë një referendum që shqiptarët të bëjnë një ndarje të madhe nga kjo që kemi sot. Shqipëria sot është një produkt i një politike që është ndjekur gabim, shpresoj shumë që të jetë e tillë dhe të fillojë ajo që duhet të kishte filluar që në 1990 por u korruptua. Shqipëria ka shanse ta nisi mirë ciklin e ri politik, kemi qenë i pari vende që jemi bërë OSBE duke qenë më afër vendi më afër për të qenë pjesë e BE dhe sot ende nuk dihet  se kur do të hapen negociatat, ndërkohë që vendet e tjera janë pjesë e saj ne jemi vendi i fundit që nuk jemi bërë pjesë. Duhet një ndryshim total i politikës së vjetër. Të paktën në 25 prilli të fillojë të largohet politika e vjetër", tha Soko.

Juristi Julian Zyla e cilësoi thjeshtë një termë fushate elektorale që bëhej për momentin e elektoratit dhe dhënies rëndësi të zgjedhjeve.

" Realisht kemi të bëjmë me zgjedhje normale, çdo termë tjetër është fushatë, nuk ka lidhje me referendum, është tjetër gjë. Por përdorimi i saj nga Meta bëhet për të rritur retorikën e fushatës për të rritur rëndësinë e zgjedhjeve, është thjeshtë një teknik komunikimi dhe për të motivuar elektoratin e vetë", tha Zyla.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?