Zgjedhjet e 25 prillit janë një test për vendin për integrimin në BE. Ky është mesazhi i qartë dhe që dhanë njëzëri tre ambasadorët në vendin tonë, ai i BE-së Luigi Soreca, ai gjerman Peter Zingraf dhe ajo franceze Elisabeth Barsacq. Nga Elbasani, ku zhvilluan takime me drejtuesit politik të partive në këtë qark, ambasadorët ngritën problematikën e shit-blerjes së votës, duke thënë se kjo është një vepër penale që dënohet me ligj.
Ata presin që më 25 prill zgjedhjet të jenë transparente, të lira dhe të ndershme duke çuar një mesazh të qartë demokracie jo vetëm për qytetarët, por edhe vendet anëtare të BE-së.
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca tha se më 25 prill do të jenë 40 ekipe që do vijnë për të monitoruar në qendra të ndryshme të votimit, madje disa do të jenë edhe në Elbasan. Në lidhje me çështjen e patronazhistëve, ai tha se kjo çështje po hetohet nga SPAK dhe është e rëndësishme që ajo të lihet të bëjë punë e saj.
Ndërsa ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq u ndaj edhe tek gjuha e urrejtjes së përdorur nga politikanët dhe kandidatë gjatë fushatës elektorale, ku tha se kjo duhet të mënjanohet.
Në fund të gjithë theksuan se zgjedhjet duhet të garantojnë sigurinë e votës së qytetarëve dhe se në fund të gjitha palët të pranojnë rezultatin më 25 prill.
Ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq, ishte në linjë me ambasadorin e BE, Lugi Soreca, sa i përket rëndësisë që zgjedhjet e 25 prillit të jenë të lira dhe të ndershme si dhe të mos ketë shit-blerje të votave. Nga Elbasani, pas takimit me drejtues politikë të partive politike në vend, Barsacq u ndal po ashtu edhe te gjuha e përdorur nga politikanët gjatë fushates elektorale, ku tha se është e rëndësishme të hiqet gjuha e urrejtjes.
"Do të doja dhe unë të shtoja diçka, besoj se heqja e gjuhës së urrejtjes do ishte gjëja tjetër shumë e rëndësishme këtu në Shqipëri. Gjithçka që tha Soreca mund ta thosha dhe unë, por sidoqoftë është me shumë rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme dhe të votohet pa indtimiduar, pa shitur dhe pa blerë vota", u shpreh ajo.
Ambasadori Luigi Soreca tha se ai është në kontakt të ngushtë edhe me kryetaret e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe se mungesa e saj këtu vjen si pasojë e angazhimit të saj në fushatën e elektorale
" Ne i kërkuam të kishim takim me të gjitha partitë, por fatkeqësisht kryemadhi që është udhëheqja dhe në krye të listës është duke bërë fushatë në pjesën tjetër të vendit, por jemi në raport të ngushtë, dëgjojmë shqetësimet e tyre, por le të mos lexojmë atë që nuk është", tha Soreca
Ambasadori i BE, Lugi Soreca reagoi nga Elbasani për patronazhistët, që ditët e fundit është bërë çështje debati në politikë. I pyetur në lidhje më këtë çështje, Soreca u shpreh se situata po ndiqet nga afër, por theksoi se është e rëndësishme që SPAK dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave të lihen të hetojnë dhe se BE do të shprehet më pas në bazë të përfundimeve të hetimit.
"Ne po e ndjekim situatën, imë që komisioneri për mbrojtjen të dhënave po heton dhe SPAK, është e rëndësishme që t'i lemë këto dy autoritet të hetojnë dhe më pas do të dëgjojmë rezultatin përfundimtar dhe do mbështetmi aty", tha ai.
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca foli nga Elbasani për shqetësimin e shit-blerjes së votës duke thënë se ajo është vepër penale.
"Dëgjuam këndvështrimet e tyre e rëndësishme që këto zgjedhje të jetë të lira, të sigurta dhe transparente dhe që të gjithë partitë të pranojnë re4zultatin e zgjedhjeve. Fenomeni shqetësues i shitblerjes së botës dënohet me ligj dhe është vepër penale, dhe kemi një shqetësim edhe për shitjen e votës e cila është gjithashtu krimi që dënohet. Ne do të vëzhgojmë zgjedhjet dhe do të ketë 40 grupe që do të vizitojnë qendrat e votimit më 25 prill. Disa prej tyre do të jenë edhe në Elbasan gjithashtu. këto zgjedhje janë të rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për të ardhmen e vendit në BE", tha Soreca