TIRANË- Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë 'shëruar' nga COVID-19, e ndërsa harta vijon të zgjerohet në Krujë, Elbasan, Tiranë, Shkodër dhe Kurbin. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv 25 persona, shifër kjo e cila sipas zv. ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, edhe pse mund të jetë më e lartë se javën e kaluar, është tregues se situata është në kontroll. 20 raste janë vetëm në Krujë dhe Elbasan, ku vatra e infeksionit është në bizneset fasone, e si pasojë janë konfirmuar pozitiv punonjës dhe familjarë si raste kontakti.
Në total që nga konfirmimi i rastit të parë në Shqipëri janë testuar 6269 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 634 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 27 qytetarë. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë 71-vjeçar, ish-oficer i Marinës, i cili sipas Ministrisë së Shëndetësisë, prej dy javësh ishte i intubuar dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si (diabetik, kardiopat, ç'rregullime të ritmit kardiak dhe fibrilacion atrial).
Një shifër optimiste, sipas Rakacollit, e cila tregon se situata është në kontroll është se numri i të shëruarve është më i lartë se i personave të infektuar aktiv, 356, krahasuar me 251 të prekur aktiv me COVID-19. Gjithashtu është edhe numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme. Aktualisht, në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë, më konkretisht janë 33 të shtruar te spitali Infektiv, 4 pacientë janë në terapi intensive dhe në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar, 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar.
Harta e qyteteve të prekura me koronavirus, përgatitur nga Report Tv
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- Tiranë 256 raste
- Durrës 42 raste
- Lushnje 6 raste
- Elbasan 18 raste
- Fier 36 raste
- Kavajë 9 raste
- Rrogozhinë 4 raste
- Korçë 19 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 100 raste
- Lezhë 14 raste
- Berat 2 raste
- Has 13 raste
- Krujë 58 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 5 raste
- Mirditë 3 raste
- Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
- Kurbin 28 raste
Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për respektimin e masave, edhe brenda rretheve familjare. "Në kushtet e lirimit të disa masave, në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, sidomos distancimi fizik në rrugë, dyqane, ambiente punë dhe në mjetet e transportit pë rata që i përdorin për të arritur në vendet e punës. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye", përfundon Rakacolli.
Ditën e sotme është shënuar vetëm një person i konfirmuar pozitiv me COVID-19 në qytetin e Shkodrës.
Rasti i ri në Shkodër ishte pacient në Urgjencën e Shkodrës. Ai ndodhej i shtruar prej disa ditësh në urgjencës ndërsa ditën e sotme u konfirmuar pozitiv me COVID-19.
Në Shkodër deri tani numëron 100 të prekur me COVID-19.
Një tjetër personel i bluzave të bardha në Shqipëri ka fituar betejën me koronavirusin. Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila thotë se infermieri në fjalë është një nga 11 personat e shëruar ditën e sotme.
Në total janë 42 persona të shëruar nga radhët e bluzave të bardha, ndërsa në total duke përfshirë edhe personat e tjerë janë 356 pacientë që kanë fituar betejën me COVID-19.
"Çdo mjek dhe infermier që e fiton betejën individuale me virusin e rrezikshëm është një lajm që më gëzon pa masë!"-thotë ndër të tjera Ogerta Manastirliu.
Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka sqaruar "blofin" e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me 20 mijë testet e dhuruara nga Bashkimi Europian. Në daljen për mediat, Rakacolli bën me dije se këto teste do të shërbejnë nuk janë parësore për testimin e personave të dyshuar me COVID-19, por për të plotësuar analizën që aktualisht kryhet në vendin tonë.
"Duke i qenë mirënjohës BE, ato teste janë pjesë e paketës që shërben për të plotësuar analizën me PCR", bën me dije Rakacolli.
Ditën e djeshme, Basha teksa falenderoi BE-në ripërsëriti deklaratën e tij se rritje e testimeve është e rëndësishme mundëson identifikim të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit.
Ministria e Shëndetësisë konfirmon lajmin që Report Tv publikoi një ditë më parë, ku mësohet se një i burgosur te 313 është pozitiv me COVID-19. Zv. Ministrja e Shëndetësinë, Mira Rakacolli ka bërë me dije se në këtë burg janë kryer rreth 40 teste nga të cilat ka rezultuar pozitiv vetëm 1 i burgosur.
Një vatër e re e infeksionit është regjistruar në qytetin e Elbasanit! Burime për Report Tv bëjnë me dije se është konfirmuar pozitiv me COVID-19 një shofer që transportonte punonjëset në një fasoneri dhe bashkëshortja e tij, e cila është shtëpiake. Konfirmimi i këtij rasti, shton dyshime se ka të prekur të tjerë me koronavirus në këtë fasoneri, ndonëse nuk dihet ende zyrtarisht.
Mësohet se shoferi ka refuzuar të bashkëpunojë me autoritetet për të treguar kontaktet që ka pasur nga ku mund të mësohet se nga ka marrë virusin, apo personat e tjerë që mund të ketë infektuar. Pas konfirmimit të 2 rasteve në Elbasan, është bërë edhe dezinfektimi i banesës së çiftit në lagjen "5 Maji". Mësohet se më pas bashkëshortja është dërguar në dërguar në spitalin infektiv, ndërsa i shoqi është vetëkarantinuar në banesë.
Fasoneritë janë shndërruar në vatra të rrezikshme të përhapjes së COVID-19, siç është rasti i Krujës ku janë prekur dhjetëra punonjëse.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 18 raste të reja që janë punëtore të dy bizneseve Endi sh.p.k dhe në tjetër, përfshirë edhe familjarë të tyre si raste kontakti.
KRUJË- Situata po merr përmasa të frikshme në Krujë, në dy fasoneritë e këtij qyteti ku mësohet se 18 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar mbrëmjen e kësaj të marte.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se në kuadër të hetimit epidemiologjik janë kryer 30 tampone gjatë 24 orëve të fundit, kur 18 kanë rezultuar pozitiv dhe bëhet fjalë për punonjës të dy fasonerive Endri sh.p.k përfshirë edhe familjarë të tyre si raste kontakti. Mes tyre, shumica janë gra punonjëse të fasonerisë, por ka edhe rreth të ngushtë familjarë, kontakte të tyre, kryesisht fëmijët. Në këtë fabrikë punojnë shumë zonja edhe nga fshatra të Kurbinit, të cilat shkojnë në punë me furgonë.
Dyshime janë se përveç këtyre dy bizneseve që janë shndërruar në vatra të rrezikshme të përhapjes së koronavirusit, ka të infektuar edhe në fasoneritë e tjera të këtij qyteti, që për rrjedhorë ka sjellë edhe vetëizolimin të mbi 2000 banorëve, por ende nuk janë konfirmuar. Deri më tani, zyrtarisht janë 40 raste në qytetin e Krujës dhe 27 në Kurbin, e ndërsa pritet që bilanci të ndryshojë pas buletinit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në këtë qytet janë 27 fasoneri, nga të cilat vetëm 7 janë vetëpezulluar, teksa pjesa tjetër ka vijuar punën normalisht edhe gjatë periudhës COVID-19.
Shoferi elbasanas duhet te ndiqet penalisht per venien ne rrezik te njerezve/te panjohur/ qellimisht.AI NUK DUHET FALUR NE ASNJE MENYRE NGA KRYEMINISTRI.N.q.s. nuk flet ai, te detyrojne gruan e tij te flase.
PërgjigjuKjo i bie ql 10% e popullsisë janë të infektuar.
Përgjigju