25 shkolla të reja hapin dyert me fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa të tjerat kanë përfunduar përgatitjet për të mirëpritur nxënësit në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga shkolla e re “Musine Kokalari” në Tiranë, e cila do të mirëpresë nxënësit me kushte bashkëkohore.
“Shkolla e re ‘Musine Kokalari’ në Tiranë është gati të mirëpresë më 9 shtator rreth 800 nxënës dhe mësues, duke ofruar kushte sipas standardeve europiane me klasa të reja, laboratorë e terrene sportive”, u shpreh Rama.
Kjo shkollë vjen si investim nga programi EU4Schools, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP.
Bazuar në parimet themelore “Rindërtojmë Më Mirë” dhe “Rindërtojmë Së Bashku”, ky program po ndërton objektet arsimore të së ardhmes sipas standardeve më të larta evropiane.
Projekti ndihmon Shqipërinë në arritjen e Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm që ka të bëjë me “sigurimin e një arsimimi gjithëpërfshirës dhe të barabartë, si dhe promovimin e mundësive të të nxënit për të gjithë përgjatë gjithë jetës.
Standard europina eshte qe te ken mundesi ti len femijet ne shkolle deri ne oren 5 si e kan vendet e europes bashk me drek e me afterschool.
PërgjigjuBravo po nxenesit ku jane? S'ka nxenes me
Përgjigju