Kronikë

2.5 ton drogë me kamion drejt Italisë, Apeli lë në fuqi dënimin për trafikantët dhe doganierët

15 Maj 2019, 15:04| Përditesimi: 15 Maj 2019, 15:12

  • Share

Gjykata Apelit për Krime të Rënda ka vendosur ditën e sotme të lërë në fuqi dënimin e dhënë më parë për grupin kriminal që akuzohen për trafikimin e 2.5 ton kanabis drejt Italisë dy vite më parë.

Apeli për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi dënimin me 15 vjet heqje lirie për trafikantët, Euron Hotin dhe Malton Lleshajn. Ndërsa trafikanti i tretë i cili gëzon 'statusin' e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Aurel Lazaj do të vuaj vetëm dy vite burg. Lazaj pas arrestimit tregoi të gjithë mekanizmin dhe persona e përfshirë në këtë grup kriminal.

Gjithashtu Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi edhe dënimin me dy vite burg për dy doganierët e përfshirë, Gëzim Dervishin dhe Agron Kapllanin.  Ndërsa, për punonjësin tjetër, Mihal Hilën, u vendos pezullimi i dënimit të mbetur duke kaluar në shërbim prove.

Droga e kapur në atë kohë në Ancona ishte fshehur brenda disa kamionëve që transportonin mermer. Ndërsa pritesi i sasisë së drogës ishte, Euron Hoti.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?