Një ekip kënaqësie i përbërë nga 25 virgjëresha është në dispozicion të Kim Jong Un çdo vit.
Kjo është bërë e ditur nga YouTuberja 30-vjeçare Yeonmi Park, e cila arriti të arratisej nga ferri i Koresë së Veriut dhe të gjente strehë tani e lirë në SHBA. Ajo ka deklaruar se vajzat zgjidhen në bazë të pamjes dhe besnikërisë së tyre politike.
Park ka rrëfyer se ekipi përzgjedhës i vajzave shkojnë në shkolla për të përzgjedhur studentet më të bukura.
Ajo shton se sapo gjejnë disa vajza të bukura, gjëja e parë që bëjnë është të kontrollojnë statusin e tyre familjar, statusin e tyre politik, duke eliminuar çdo vajzë me anëtarë të familjes që janë arratisur nga Koreja e Veriut, ose kanë të afërm në Korenë e Jugut ose vende të tjera.
"Procesi më pas përfshin një ekzaminim mjekësor për të konfirmuar virgjërinë e tyre. Ata që e kalojnë këtë fazë përballen me një kontroll tjetër rigoroz mjekësor, ku papërsosmëritë e vogla, si plagët e vogla kudo në trup, mund të çojnë në skualifikim”,-shton ajo.
Ky shqyrtim intensiv çon në përzgjedhjen e "vetëm një grushti vajzash nga e gjithë Koreja e Veriut", të cilat më pas transferohen në Phenian. Pasi zgjidhen, thotë Park, qëllimi i vetëm i këtyre vajzave bëhet të kënaqin diktatorin.
Udhëheqësi i ndjerë i Koresë së Veriut Kim Jong-Il besonte se "të pasurit intimitet seksual me vajzat e reja adoleshente do t'i jepte atij pavdekësi".
Ai vdiq nga një atak masiv në zemër në vitin 2011 në moshën 70-vjeçare.
Po Kim Jongu bon harem e e din të gjith që bën jet fareoni. Po ça ti bosh ktyre politikanve tan qē ja kaloin Kimit.
Përgjigju