25 vite nga tragjedia e Otrantos, plagët e familjarëve të 81 viktimave ende të hapura! 23 viktima ende pa varr

28 Mars 2022, 10:27| Përditesimi: 28 Mars 2022, 12:48

  • Share

Ende plaga mbetet e hapur për familjaret e viktimave të tragjedisë së Otrantos, nga e cila sot mbushen plot 25 vjet. 81 jetë të humbura në mes të detit dhe dhimbje pafund, pas përplasjes se anijes shqiptare “Katrri i Rades” me anijen ushtarake italiane, “Sibila”.

Anija kishte si destinacion Brindisin, Itali, ku qindra shqiptarë me sytë plot shpresa kërkonin një jetë më të mirë, larg tokës shqiptare. Pjesa më e madhe e të mbyturve ishin gra dhe fëmijë që gjendeshin në lokalet e brendshme të anijes. Nuk arritën të shpëtonin dhe ëndrrat u mbytën bashkë me to.

Eksodi i madh i emigrantëve shqiptarë drejt Italisë kishte kohë që kishte nisur dhe në vitet e trazuara të 1997 largimet me anije ishin të shpeshta drejt vendit fqinj. Për të shmangur hyrjen ilegale të emigrantëve, forcat detare italiane proceduan në mënyrë të menjëhershme për të bllokuar anijen, por gjatë ndërhyrjes anija italiane “Sibilla” u përplas me “Katrin e Radës” duke e mbytur atë.

Kjo është një nga ngjarjet më tronditëse që nuk do harrohet kurrë nga historia e vendit tonë, ndërsa familjet e 23 viktimave ende nuk kanë një varr për të afërmit

 

Ora 18:18
Presidenti Meta përkujton 25-vjetorin e tragjedisë së Otrantos: Eksodi i shqiptarëve vazhdon edhe sot, ta ndalim këtë fenomen tragjik

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka kujtuar tragjedinë e Otrantos të 28 marsit të 1997. Në 25 –vjetorin e tragjedisë, Meta përkujton jetët e humbura në përpjekje për të gjetur një të ardhme më të mirë larg Shqipërisë. Sipas tij, eksodi i shqiptarëve vazhdon edhe sot, duke theksuar se duhet ndalur si fenomen. 

“Në 25-vjetorin e Tragjedisë së Otrantos, përkujtojmë me dhembje jetët e humbura në përpjekjet dëshpëruese për të gjetur një të ardhme më të mirë larg Shqipërisë.

Për fat të keq, ndonëse në forma të tjera, eksodi i pandalshëm i shqiptarëve po vazhdon ende edhe sot, me ritme alarmuese, aq sa shpopullimi vijon të jetë drama më e madhe, që po i ndodh vendit.

Të bëjmë të gjitha përpjekjet që nevojiten, me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm, për të ndalur këtë fenomen tragjik dhe për t’u dhënë mundësi të reja, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdhe”, shkruan Meta.

Ora 12:32
Familjarët nuk harrojnë dhimbjen, përkujtojnë 81 jetët e humbura nga tragjedia e Otrantos

Me zemrën ende të thyer nga dhimbja dhe lotët që nuk kanë ndalur prej asaj dite tragjike, familjarët e 81 viktimave të Otrantos kanë vendosur lule mbi varret e akullta në Vlorë.

Këtë vit edhe pse 25-vjetori, dhimbja e tyre mbeti e heshtur. Pa aktivitete. Pa fjalime përkujtimore. Pa mbështetje. Pa buqeta lulesh në ujerat që i morën jetën 81 personave.

Në pamjet e regjistruara nga kamerat e Report Tv shihen varrezat me emrat e viktimave në mosha të ndryshme, kryesisht të reja.

“Ikët nag një tmerr pafund dhe ju çuan në një fund tmerrshëm”, shkruhet mbi pllakën përkujtimore të kësaj dite tragjike, që do të mbetet e tillë sado vite që të kalojnë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 28/03/2022 19:58

    EDHE TI META BASHKE ME SALIUN DUHEJ TE ISHE NE ATE ANIJE,,,QE TE SHPETONTE SHQIPERIA,,,,.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?