Imzot George Frendo, Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri në largim, është nderuar nga Presidenti i Republikës Ilir Meta me dekoratën e lartë "Nënë Tereza", e katërta në hierarkinë e dekoratave në vend.
Imzot George Frendo ka shërbyer prej 25 vitesh në Shqipëri, themeloi Misionin Domenikan në vitin 1996 dhe ka qenë Arqipeshkv i Arqidioqezës Tiranë-Durrës deri para pak javësh kur u emëruar Imzot Arjan Dodaj.
Është autor i librave të ndryshëm të natyrës doktrinale apo shpirtërore (p.sh. Eukaristia, Sakramentet, Maria e Tejshenjtë, tre libra katekeze për tre vitet e përgatitjes për jubileun e madh, familja, ateizmi bashkëkohor, një përmbledhje e Katekizmit të Kishës Katolike, adhurimet eukaristike etj). Ka pasur përvojën e shumë takimeve ndërkombëtare, si provincial i domenikanëve në Maltë, pastaj si president i Konferencës së Eprorëve të Lartë në Maltë dhe në Shqipëri, si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Europian për Eprorët e Lartë Rregulltarë dhe gjithashtu si delegat në emër të Konferencës Ipeshkvore Shqiptare.
Pozicionet kishtare në Shqipëri
1997-1999: I ngarkuar nga Konferenca Ipeshkvore shqiptare për përpunimin e normave plotësuese në vijimin e promulgimit të Kodit të ri të së Drejtës Kanonike.
1998-1995: Vikar i Përgjithshëm i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit
1999-2005: President i Konferencës së Eprorëve të Lartë në Shqipëri
2001-2006: Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Evropian për Eprorët e Lartë Rregulltarë
2001- 2006: Vikari Gjyqtar i Gjykatës Ndërdioqezane
Nga 23 shtator 2006: Ipeshkëv ndihmës i Tiranës
Në 2007 u emërua anëtar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar
Në maj 2012 u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore
Më 3 dhjetor 2016 u shpall Arqipeshkvi i Arqidioqezes Tiranë-Durrës.
Më 5 shkurt 2018 u zgjodh Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të ShqipërisëGjatë vitit 2020 kryesoi Presidencën e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.