Politikë

25- vjet Avokat i Popullit/ Ballanca: Barazia, jo vetëm slogan, mbi 5750 rekomandime, disa ‘u arkivuan’

24 Qershor, 21:37| Përditesimi: 24 Qershor, 22:04

  • Share

Sot është zhvilluar aktiviteti për 25-vjetorin e themelimit të institucionit të Avokatit të Popullit. Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, tha se rekomandimet e këtij institucione shpesh  janë adresuar e herë të tjera kanë rënë në vesh të shurdhët, por gjithnjë kanë shërbyer si leksione. 

“Mbi 5750 rekomandime, disa të pranuara, disa të zbatuara pjesërisht e disa të arkivuara në “ndërgjegjen institucionale Ka pasur gjithmonë nga ata që na kanë trajtuar si një institucion “që nuk të detyron”. Dhe ndoshta kanë pasur të drejtë: nuk detyrojmë, por ama ekspozojmë! Nuk ndëshkojmë, por ndërgjegjësojmë! Dhe shpesh, rekomandimet që nuk janë zbatuar nga institucionet, janë kthyer në leksione më të mëdha për ne vetë, për të kuptuar sa rrugë kemi ende për të bërë. Balanca shtoi se duhet të punojmë për një shoqëri ku barazia të mos jetë thjesht një slogan.

Një kulturë ku barazia nuk është slogan, por realitet; ku fëmijët, gratë, të moshuarit, të papërfaqësuarit nuk janë vetëm për statistika, por për përfaqësim të vërtetë. E pranishme në ceremoninë e 25 vjetorit të krijimit të Avokatit të Popullit ishte edhe kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, që tha se shpesh rekomandimet e këtij insitucioni kanë qenë bazë për nisma konkrete', tha ajo.

Ndërkohë, kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me partnerët ndërkombëtarë për përmirësimin e sistemit social dhe shëndetësor në vend.

'Kjo sinergji ka sjellë ndryshime konkrete, për shembull: rishikimi i procedurave të mbrojtjes së fëmijëve në sistemin social, përforcimi i mbikëqyrjes së institucioneve të vuajtjes së dënimit dhe ndërhyrjet në reformën e shërbimeve shëndetësore për pacientët kronikë', tha ajo. 

Në këtë aktivitet, morën pjesë edhe përfaqësues të selive diplomatike, si e dërguara me punë e SHBA në Tiranë VanHorn, Ambasadori Gonzato, përfaqësues të politikës e komuniteteve fetare.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lenti: 24/06/2025 21:51

    Qerrohu moj matrapaze se ke tre vjet qe rri aty pa mandat. Dihet perse qendron aty pa mandat. Qe te zgjedhesh anetaret " e shoqerise civile" ne KLP, KLGJ dhe Gjykate Kushtetuese. Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?