25.6% e të rinjve 18-34 vjeç pa punë! Prindi: Arsimova dy fëmijë, sot ‘hanë’ pensionin tim! E reja: Më mbështesin akoma prindërit

15 Prill 2023, 19:49| Përditesimi: 15 Prill 2023, 20:08

  • Share

Shqipëria renditet e treta në Europë, pas Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë me 25.6% të të rinjve të grup-moshës 18 deri në 34 vjeç që nuk janë të marrëdhënie pune, dhe jetojnë në një shtëpi me prindërit, sipas Eurostat.

Kujtim Gjyli tregon se djali i tij Enea e ka fituar pavarësinë ekonomike në moshën 35 vjeçare.

“Në shtëpi e kishim e ndihmonim se ikte në Gjermani  për të bërë kurse, por ai nuk harxhonte. Ka dy-tre vjet që ka dal më vete, as nuk përzihet me ne fare. Është rritur një çik mosha e varësisë. Punë s’ka”, tha Kujtim Gjyli.

Aida Goçaj është nga ata të rinj që edhe pse ka punuar për herë të parë në moshën 23-vjeçare, kur u largua nga Tropoja për në Tiranë, edhe sot që është nënë me një fëmijë, ka ende nevojë për mbështetjen e familjes.

“23-vjeç kam hyrë në punë e kam marr rrogë timen. Më përpara ne kemi punuar në fshat, kemi nxjerr bukën vetë, kemi kullotur delet, Dhe kjo punë është. Mblidhnim boronica. Të gjitha këto. Familja dhe pastaj më ka ndihmuar me çdo gjë. Djathin nga Tropoja , turshitë nga Tropoja , mishi e pastërmaja e thatë që nuk jemi të gjallë pa të (qesh). Nevojë do kemi gjithomonë në Shqipëri e kur të vdesin do iu shkojmë te varri t’i qajmë”, tha Aida Goçaj.

Prindërit shqiptarë e gjejnë fajin tek mënyra se si vetë ata i kanë rritur fëmijët duke i ofruar të gjitha mundësitë pa i sprovuar me punën.

“Ata nuk dolën në kohë të vështira si unë. Ia çova qyl të gjitha. Atyre duhet t’iu mësosh të keqen , unë i mësova të mirën . Bëra gabim. Mbaroj njëra specialist gjeografie e tjetri për mjedis. Tani janë papunë. Po më hajnë pensionin tani.”

“Fëmijët tani e kanë këtë hapësirën se ndikon shumë dhe shoqëria. E mira është të punojnë e të mendojnë për veten e tyre.”

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 24/05/2023 09:51

    ZONJE DO TE ISHTE ME MIRE TI JEPJE EDUKATEN E PUNES( CFAREDOLLOJ PUNE) FEMIJEVE TE TU,SEPSE NE JETE NUK KA PUNE ZYRE PER TE GJITHE....

    Përgjigju
  • Dora: 16/04/2023 14:32

    Epo jo te gjithe jane pjese ose "perfitojne" nen regjimin kleptokrat te enveristit Rama. Sic thone edhe komentuesit e regjimit, pune ka (???) por te rinjte tane jane mendjemedhenj dhe qeflinj te turizmit te emigrimit ilegal ndaj UK apo menyrave te ngjashme ne US dhe Kanada! Tani te presim qe Qurravia jone me udheheqesin Rame te denoncojne Eurostat! Madje ta cojne ne SPAK!!!!

    Përgjigju
  • Tata: 16/04/2023 11:53

    Shqiptareve u eshte mbushur mendja se jane pasardhesit e milionereve dhe rrine kem ekryq me buk e djathe se SMUND TE PUNOJNE PER BUKEN,por hane nenat e baballaret e vet. Turp per kete rini te felliqur qe ska respekt per punen,cfaredo qofte.

    Përgjigju
  • aleksadros: 16/04/2023 06:26

    ka pune sa te duash po e kane mendjen nga shpit e barit ne Angli

    Përgjigju
  • Gabim: 15/04/2023 22:27

    Sot ne 2023 nuk kemi 2.8 mil popullsi por vetem 1.5-1.8 pjesa tjeter jane ne west ndaj ju del shifra kaq e madhe ! Beni censusin dhe do dali papunesia 3-10%

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?