Ekonomi

256 mijë makina me taksa të papaguara, 7700 janë luksi! DPSHTRR: 170 mln USD të prapambetura, asnjë shërbim pa u shlyer

18 Qershor, 17:02| Përditesimi: 18 Qershor, 18:21

  • Share

Një në katër makina të regjistruara në vend nuk ka të paguar taksën vjetore nga pronari, praktikisht ato janë pa kontroll teknik.

“Deri në 6-mujorin e parë të vitit 2025, numri i mjeteve debitor është 256,741 mjete, ndërsa flota totale e mjeteve aktive në republikën e Shqipërisë është rreth 950 mijë mjete, ku 50 mijë mjete janë mjete të çregjistruara përkohësisht. Tirana ka 39% të mjeteve debitorë, Durrësi me 14%, Shkodra dhe Fieri me 7 dhe 8% respektivisht.”, tha zëvendësdrejtori i DPSHTRR Endri Haxhiu.

Janë 215 mijë mjete me taksa të papaguara me pronarë qytetarë, pjesa tjetër i takon bizneseve.

“Vlera e detyrimeve është rreth 170 milionë dollarë. Në totalin e këtij detyrimi rreth 84% janë individë privatë dhe 16% janë biznese. 7700 mjete janë luksi, 3% e totalit të mjeteve debitorë”, thotë Haxhiu.

Zëvendësdrejtori i DPSHTRR Endri Haxhiu thotë se 40% e makinave me borxhe i kanë taksat e papaguara që prej 2012.

“Rreth 103 mijë mjete (40%) kanë detyrime të papaguara kanë vjetërsi borxhi të papaguar 2012-2022, rreth 44% e mjeteve kanë detyrime nga 2024-ra deri në 6 mujori i parë i 2025-ës, dhe rreth 16% është viti 2023”, thotë zëvendësdrejtori.

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor sqaron në Report TV se shërbimi ndaj këtyre mjeteve është i bllokuar, dhe se borxhi i këtyre qytetarëve nuk do të fshihet.

“Plani i masave është i qartë bllokim i shërbimeve të transportit rrugor sa ju takon këtyre mjeteve. Bllokim të shërbimit të kontrollit fizik, të ndryshimit të pronësisë, shërbimeve të xhamave të errësuar, bllokime të tjera për ato mjete. Pra çdo shërbim që ofrohet mbi mjetin në 14 drejtoritë rajonale nuk do të ofrohet nëse mjeti rezulton debitor”, tha Haxhiu.

Këto mjete mund të jenë lënë të braktisura nëpër parkingje, mund të jenë shitur për pjesë ose mund edhe të qarkullojnë në mënyrë të paligjshme në rrugët e vendit, pa pasur as kontrollin teknik të tyre.

K.T./A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lali: 19/06/2025 07:17

    Po ca luksi aman benz i 2003 e clas 320 quhet luks se ka motor 3.0 nafte. Luksi i madh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?