Në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës është bërë parakalimi i 1500 pjesëtarve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, në sheshet kryesore të Prishtinës.
Fillimisht u mbajt një ceremoni me fjalime nga liderët e shtetit dhe më pas urdhri për parakalim u dha nga presidentja Vjosa Osmani.
Në këtë parakalim ishin të pranishëm edhe krerët e shtetit të Kosovës, deputet e ministria, si dhe personalitete të ftuar, si edhe presindeti i Shqipërisë Barjam Begaj.
Ndërkohë, nuk munguan edhe urimet, ndër ta edhe ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton i cili pati rolin kryesor në ndërhyrjen e NATO-së për të ndal gjenocidin në Kosovë.
25 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, përmes një mesazhi i është drejtuar popullit të Kosovës.
Solana porosit se Kosova duhet të shndërrohet në një shtet të fortë, ndërsa thekson se mban në zemër popullin e saj.
"Kanë kaluar njëzet e pesë vjet dhe dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu drejtuar popullit kosovar e t’i them që e mbaj në zemër. Dua të ju them gjithashtu që ju jeni ata që duhet ta shndërroni shtetin tuaj në një shtet të fortë. Duhet të jeni të aftë për ta ruajtur demokracinë, të aftë ta ruani lirinë dhe të gatshëm të përgatiteni për ndryshimin e madh, që do të jetë integrimi juaj evropian. Ju dëshiroj shumë kurajë, nga zemra, e me gjithë miqësinë time!", ka thënë Solana.
Shqipëria u hapi dyert vëllezërve të saj të Kosovës në ditët më të vështira, kur u dëbuan nga vendi i tyre nga gjenocidi i Millosheviçit.
Është shprehur kështu presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili mori pjesë sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës në nderim të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Në fjalimin e tij, Begaj tha se, ky është përvjetor i shenjtë për shqiptarët, ndërsa theksoi se Kosova ka pasur mbështetje nga SHBA, BE dhe NATO.
“Përulemi me nderim para martirëve dhe figurave të shquara. Sot nderojmë Ibrahim Rugovën, arkitektin e Pavarësisë, simbolin e rezistencës paqësore. Sot nderojmë Adem Demaçin, veprimtarin qëndrestar të çështjes kombëtare. Sot përulemi përpara Jasharëve, familjes simbol të martirizimit për Kosovën e pavarur. Kosova nuk ishte vetëm. Qindra vëllezër nga Shqipëria, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut e Diaspora iu bashkuan luftës. Shqipëria hapi zemrën dhe dyert e shtëpive për vëllezërit e motrat e dëbuar nga spastrimi etnik e gjenocidi i Millosheviçit. Kosova nuk ishte vetëm! SHBA-ja, Britania e Madhe, BE-ja dhe NATO ishin mbështetësit e fuqishëm të kauzës së saj. Ndërhyrja e tyre ndaloi spastrimin etnik, gjenocidin, dhe i dha të drejtë popullit që kërkonte lirinë. Ndërkombëtarët ishin hartuesit dhe zbatuesit e projektit të shtet formimit të Kosovës”, tha Begaj.
Begaj u shpreh se, Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete, një komb dhe aspiratë e madhe.
Kreu i Shtetit nënvizoi se, Serbia dhe aleatët e saj kanë bërë një fushatë keqdashëse për të njollosur luftën për çlirimin e Kosovës.
“Shqiptarët kanë nevojë për të ruajtur dhe forcuar kohezionin kombëtar dhe socio-kulturor edhe sot. Në sfidat e kohërave, epokave dhe padrejtësive, shqiptarët e kanë të pacenueshëm shqiptarizmin. Kemi nevojë më shumë se kurrë për manifest krenarie kombëtare. Nuk lejojmë të vendoset barazimi mes krimit të programuar serb dhe luftës për dinjitet e mbijetesë të shqiptarëve në Kosovë. Nuk lejojmë që krimi të shfaqet si virtyt, kur miqtë tanë ndërkombëtarë janë për bashkëjetesën shqiptaro-serbe. Kosova nuk është vetëm. Kosova nuk do të jetë vetëm. Çdo betejë juaja, është beteja jonë. Çdo sukses juaji, është sukses i gjithë shqiptarisë”, theksoi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Ish-ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar Lord George Roberson, në ceremoninë e parakalimit të ushtarëve të FSK-së dhe policisë së Kosovës për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, tha se mosveprimi i forcave ndërkombëtare do të lejonte vazhdimin e spastrimit të shqiptarëve nga ana e Millosheviqit.
Ai tha se janë kryer krime kundër njerëzimit.
“Pas 78 ditë të bomardimeve, ne e pamë objektivitin tonë të plotësuar. Ushtria e Millosheviqit u largua, NATO hyri dhe refugjatët u kthyen në shtëpi. Jam krenar për atë se çka bëmë atëherë, dhe krenar që jam sot këtu, në Kosovën multietnike dhe paqësore në zemër të Evropës. Festojmë çlirimin nga dhuna e tmerrshme dhe nga persekutimit. Unë vizitova një fshat ku u morën dhe u vranë shumë njerëz dhe kryen krim kundër njerëzimit, ajo që kam parë do të qëndrojë gjatë në memorien time”, tha ai.
Kuvendi i Kosovës, po zhvillon sot (12 qershor) një seancë solemne në kuadër të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit.
Të pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës janë nga Shqipëria, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetraja e Kuvendit Lindita Nikolla. Po ashtu, të tjerë të pranishëm janë përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lord George Roberston, një nga emrat që ktheu sytë e ndërkombëtarëve nga masakra e Reçakut dhe luftës së Kosovës, William Walker, ambasadorë dhe personalitete tjera të rëndësishme në rrugëtimin e Kosovës.
25 vite më parë, në Kosovë hynë trupat paqeruajtëse të NATO-s. Në Kosovë.
Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton i cili pati rolin kryesor në ndërhyrjen e NATO-së për të ndal gjenocidin në Kosovë, ka kujtuar 25-vjetorin e çlirimit.
Clinton ka publikuar sot (12 qershor) një video në platformën “X” në të cilën flet për ndërhyrjen e NATO-së, ndërsa ka kujtuar 25 vjet paqe në Kosovë.
“Sot po falënderoj për 25 vjet paqe në Kosovë. 25 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara udhëhoqën aleatët e NATO-s në një kampanjë ajrore që me sukses përjashtoi forcat serbe, duke i dhënë fund represionit dhe kampanjës për spastrim etnik prej një dekade, duke i dhënë fund luftës në Kosovë. Veprimi ushtarak ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes për krahinën dhe çoi në pavarësinë e Kosovës në 2008”, ka shkruar Clinton.
Këtë postim e ka shpërndarë edhe presidentja Vjosa Osmani në rrjetet sociale, e cila e falënderon ish-presidentin.
“Dhe Republika e Kosovës ju falënderon, zoti President, që e keni bërë të mundur këtë paqe”, ka shkruar Osmani.