Sot u shënua 25-vjetori i çlirimit të Kosovës nga agresioni serb prej forcave të NATO-s. Në Prishtinë u organizua një aktivitet prej Lëvizjes Demokratike të Kosovës, ku mori pjesë kryeministri Edi Rama, ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe ai italian Massimo D’alema.
Për të diskutuar për këtë aktivitet dhe mesazhet e Ramës në Kosovës, ku nuk u takua edhe këtë herë me Albin Kurtin, foli në ‘Studio Live’ me lidhje Skype, Sadri Ramabaja. Për Arbër Hitajn, ai deklaroi se 10 qershori është datë historike që shënjon edhe mbështetjen e aleatëve.
'Një datë historike, që shërben edhe për rikapitulimi të ndërgjegjes tonë në raport me atë çka si popull dhe si komb kemi bërë që të çlirohet gjysma e Shqipërisë më qershor 99, me mbështetje e aleatëve. Sot Kosova vjen në këtë përvjetor jubilar si republikë funksionale demokratike, e i cilësuar si demokraci funksionale progresive. FSK është garant i lirisë së Kosovës.'
Sakaq, lidhur me deklaratat e Ramës për Ibrahim Rugovën, Ramabaja thotë se kryeministri shqiptar nuk e njeh filizofinë e Rugovës dhe prandaj i thur lëvdata.
'Kam përshtypjen se Rama nuk e njeh filozofinë e liderit të LDK, Rugova. Prandaj shprehet kështu. Rikthimi tek rugovizmi nënkuptonte mos lëvizja përpara. Rikthim te Rugova do të thotë rikthim në aparteid. Kjo është absurde për një politikan aksidental në politikën e Shqipërisë.'
Ramabaja shton se historia e Kosovës dhe Shqipërisë është retushuar.
'Nuk është çështje thjesht se nuk e njohin atë periudhë. Është retushuar historia politike e Kosovës prej viti 81. Kemi rehabilituar që shtypeshin për republikën e Kosovës. Kishim kryeministra njerëz që angazhoheshin kundër republikës së Kosovës si Isa Mustafa. Nëse në periudhën e Lidhjes kishim angazhim 12% të popullësisë së aftë për luftë. Në periudhën e pavarësisë shkoi në 16%, në periudhën e UÇK ra në 1.8%. Ky fakt gjykohet historia ashtu si ka qenë. Nuk ka nevojë për elozhe si Rama sot për qëllime të politikë ditore. Njohësit e sociologjisë vijojnë e tallen me inteligjencë tonë. Nuk mund të ndërgjegjësohemi për sa kohë nuk themi të vërtetën.'
Më tej ai vijon duke thënë se LDK e drejtuar nga Rugova ka qenë kundër luftës së UÇK-së.
'LDK ka qenë kundër UÇK. Nuk angazhohej për çlirimin e Kosovës por rikthimin e autonomisë. Pretendimi për ta rikthyer autonominë e Kosovës dhe për ta mbajtur si pjesë të Serbisë, ishin idealistët e mëdhenj si Adem Jashari ata që e përmbysën realitetin politik të fund 90. Politika dështoi. Këtë nuk e thonë as akademia e Tiranës dhe as akademia e Shqipërisë. Për shkak të shtrembërimit kemi këto elozhe bombastike për politikën e ditës.
A nuk do duhej ta lironin që Rugova të bëhej peng i Millosheviçit? Një pjesë e qeverisë ishte në Tiranë. Fati historikë i Rugovës si peng, dhe fati i Izet Begoviçit si hero. Ku Begoviç u mor peng refuzoi të fliste dhe tha se jam peng.'
Ramabaja thotë se deklarata e kryeministrit shqiptar dhe mesazhi drejtuar Kurtit është papërgjegjshmëri duke i bërë presion Prishtinë karshi ndërkombëtarëve.
'Deklaratë më e papërgjegjshme të Ramës deri më tash. Ky është presioni që Kosova të shkoj drejt federalizmit. Pranimi i asosacionit konform draftit nënkupton federalizmt të republikës dhe ndarje të butë të republikës drejt aneksimit. Të vish në Prishtinë dhe ta thuash është presion ndaj Republikës së Kosovës. Rama duhet të ishte të paktën në nivelin deklarativ të kryeministrit të Kroacisë.
Rama ka sabotuar dhe bllokuar funksionalizimin të jetës politike në Kosovë në nivel jetik. Shpresoj të zhvillohet takim i tillë dhe të ecet tutje.'
Ai përmend më tej edhe faktorin shqiptar që kritikon Kurtin në rajon. Ali Ahmetin e quan pengun e Ramës, ndërsa ish-kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi e quan si bashkëpunëtor të Aleksandër Vulinin.
'Ali Ahmeti e njoh prej 87 e kam pas sekret të rinisë ilegale. Është peng i Edi Ramës. Humbi politikisht prej kësaj pengmbajtje ilegale. Ta zësh në gojë një bashkëpunëtor të Vulin si Shqiprim Arifi dhe një person që ka hyrë në histori për luftë hibride ndaj Malit të Zi si Abazoviç, nuk mund të jetë një kryeministër i barazvlefshëm me këto mbetje të shërbimeve serbe. Mendoj se zoti Kurti po i shërben bashkimit të forcave progresive tradicionale shqiptare. Shqiprimi e ka humbur si kusht terrenin politik pas fotove pa pushim me Vulinin.'
Zoteria ka shume te drejte per sa i perket Rugoves.Rugova ishte nje politikan i madh,por ishte nje pacifist i pakorigjueshem,nje lloj Gandi shqiptar qe besonte ne nje menyre idealiste,gati sureale qe Serbia e Kosova ishin nje Britani e Indi ballkani dhe ashtu si i zgjodhen problemet mes tyre keto vende respektive,po keshtu shpresonte dhe /Gandi/ i Kosoves te fitonte paqesisht shkeputjen e Kosoves.Problemi eshte qe Serbia nuk eshte Angli dhe as Kosova Indi dhe zgjidhja ishte vetem me forcen e armeve.Eshte e vertete qe Rugova ashtu sic thote Rama beri qe Kosova te kishte miq nderkombetare,por pa UCK,kjo lloj miqesie do te kishte mbetur thjesht platonike dhe sot mund te ishim ne nje pozicion sic eshte Palestina.
Përgjigju