HAITI- Një skuadër e përbërë nga ish-ushtarë profesionistë të Kolumbisë dhe 2 amerikanë kanë ekzekutuar 2 ditë më parë në rezidencën e tij, presidentin e Haitit, Jovenel Moise dhe plagosi rëndë gruan e tij, Martine Moise.
Ky grup ishte i përbërë nga 26 ish-ushtarë kolumbianë dhe 2 amerikanë, të cilët në mënyrë të organizuar kanë ekzekutuar presidentin, duke sjellë kaos dhe trazira në vend. 8 nga të dyshuar janë në arrati, 17 janë arrestuar mes tyre dhe amerikanët dhe 3 të tjerë janë vrarë, ka njoftuar policia vendase, teksa bënë publike, fotot e autorëve, pasaportat e tyre kolumbiane si edhe prova të tjera që konfirmojnë se janë autorë të këtij sulmi.
Një konfirmim ka ardhur edhe nga qeveria kolumbiane, e cila në një deklaratë për mediat ka pranuar se të paktën 6 prej tyre kanë qenë pjesë e ushtrisë së tyre, si edhe shprehën gatishmëri që do të ndihmojnë Haitin në hetimet. Nga ana tjetër, Departamenti i shtetit në SHBA, nuk kanë konfirmuar se asnjë nga shtetasit e saj ishin arrrestuar.
"Të huajt erdhën për të vrarë presidentin tonë. DO të forcojmë teknikat tona të hetimit për të vënë në pranga dhe 8 personat e tjerë që janë në hetim", ka një prej zyrtarëve të policisë, Charles.
Ajo çfarë është ende e paqartë janë motivet dhe ai që ka urdhëruar e organizuar këtë ekzekutim.
Zonja e parë Martine Moise dhe presidenti i Haitit Jovenel Moise
Kush do të drejtojë vendin?
Në Haiti, pas ekzekutimit të Jovenel Moise kanë lindur trazira se kush do të drejtojë vendin. Sipas ligjit, i takon kreut të Gjykatës së Lartë për të zënë vendin e presidentit, tashmë të ekzekutuar, por ai ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Është propozuar që drejtimin ta marrë kryeministri i vendit, mirëpo edhe në këtë drejtim sërish ka një mosmarrëveshje. Kjo sepse gjatë 4 viteve të tij në detyre, Moise ka ndërruar 6 kryeministra dhe të 7-tin e kishte emëruar 1 ditë para se të vritej. Ai është Ariel Henry, i cili nuk është betuar ende, por këmbëngulë që ai duhet të marrë detyrën. Kryeministri i përkohshëm në detyrë, Joseph nuk është i këtij mendimit. Për BBC, Joseph ka deklaruar se duhet të jetë ai që drejton vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme, që priten të zhvillohen vitin e ardhshëm.
Trazira në Haiti pas vrasjes së presidentit
Si ndodhi sulmi?
Jovenel Moise u ekekutua me 12 plumba në rezidencën e tij mbrëmjen e 7 korrikut, teksa mbeti e plagosur rëndë bashkëshortja Martine Moise. Zyra e presidentit dhe dhoma e gjumit u plaçkitën dhe kreu i shtetit u gjet i shtrirë me shpinë, i mbuluar me gjak. Tre fëmijët e çiftit, Jomarlie, Jovenel Jr dhe Joverlein, thuhet se janë në një "vend të sigurt", kanë deklaruar zyrtarët. Edhe para vrasjes së Presidentit Moise, situata në Haiti u karakterizua nga paqëndrueshmëria dhe kishte protesta të gjera duke kërkuar dorëheqjen e tij. Zgjedhjet parlamentare duhet të ishin mbajtur në tetor 2019, por Moise me anë të një dekreti i anuloi.
Shkurt. CIA
PërgjigjuJooooo...ska munci.